
Raportohet i vdekur gabimisht i riu nga Gjilani
Deklarata
Fotografia e publikuar nga PikaPress në njoftimin mortor.
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e publikuar së bashku me njoftimin për vdekjen e të riut, V.Hasani është e rreme. KALLXO.com ka kontaktuar me personin që shihet në fotografi në njoftimin mortor dhe ai ka thënë se i është keqpërdorë fotografia e tij. Ai ka thënë se është gjallë dhe se aktualisht është në orarë të punës.
Artikulli
Më 13 mars 2023, faqja në Facebook “Pika Press” ka publikuar një shkrim në lidhje me vdekjen e një të riu në Komunën e Gjilanit.
“Bëhet e ditur se me 13.03.2023, në moshën 22 vjeçare, ka vdekur Valmir (Lulzim) Hasani. Ai vdiq pas një ataku kardiak”- thuhet në shkrimin e publikuar nga “Pika Press”.
Krahas këtij njoftimi mortor është publikuar edhe një fotografi të një të riu me të cilin e ka përcjellë informacionin.
Por fotografia e përdorur në këtë njoftim nuk është e personit i cili kishte vdekur.
KALLXO.com ka kontaktuar me Valmir Hasanin një tjetër qytetar me emrin e njëjtë me atë që kishte vdekur dhe ka konfirmuar se fotografia e tij ishte publikuar gabimisht nga kjo faqe në Facebook.
“Unë jam gjallë, fotografia ime është keqpërdorur, pra personi që shihet në fotografi jam unë dhe nuk kam vdekur”- tha shkurt personi, të cilit i është shpërndarë fotografia nga faqja “Pika Press”. Ai ka thënë se babai i tij e ka emrin Selami dhe jo Lulzim, sic është raportuar nga kjo faqe në Facebook.
Në ndërkohë, shumë faqe të tjera kanë raportuar për vdekjen e të riut Valmir (Lulzim) Hasani, por kanë publikuar një fotografi të një personi tjetër që thuhet se është nga Hodonci i Kamenicës.