array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

Deklarata

Ramiz Lladrovci: “Do jem transparent për mënyrën e shpenzimit të parasë publike dhe edhe në publikimin e kontratave të nënshkruara. Do t’i publikojmë ditëve në vazhdim pasi të krijojmë linkun e veçantë “Kontratat e Nënshkruara” në ueb faqen e Komunës, pasi deri më tani nuk ka qenë ky link”.

 

Ramiz Lladrovci

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri do të vazhdojë monitorimin e Komunës së Drenasit për të parë nëse do të publikohen kontratat gjatë ditëve në vazhdim. Meqë nuk është dhënë një datë e saktë, krypometri do t’i japë një kohë të arsyeshme para se të konstatojë mbajtjen apo jo të fjalës për publikim të kontratave. Publikimi i kontratave është shumë i rëndësishëm për rritjen e transparencës në prokurim, ku ka shumë dyshime për korrupsion.

Artikulli

Komuna e Drenasit ka paralajmëruar se do të publikojë e kontratave me bizneset.

Kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci, nuk ka dhënë një datë se kur do ta bëjë këtë.

Ai për KALLXO.com ka thënë se do të i publikojë kontratat e nënshkruara pasi të krijojë një link në faqen zyrtare të Drenasit.

“Do jem transparent për mënyrën e shpenzimit të parasë publike dhe edhe në publikimin e kontratave të nënshkruara do t’i publikojmë ditëve në vazhdim pasi të krijojmë linkun e veçantë “Kontratat e Nënshkruara” në ueb faqen e Komunës, pasi deri më tani nuk ka qenë ky link”, ka thënë Lladrovci.

Deri më tani tetë komuna kanë hapur kontratat me operator ekonomikë.