array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Ramiz Lladrovci ndryshon emrat por ruan barazinë gjinore në qeverinë e Drenasit

Deklarata

Me të marrë mandatin në vitin 2016 i kam emëruar 5 drejtoresha, pra gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë. Sigurisht që do ta vazhdoj këtë standard.”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Vlerësimi

E vërtetë

Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vazhduar të mbaj premtimin për emërimin e grave drejtoresha, pavarësisht ndryshimeve të vazhdueshme të tyre gjatë këtij mandati. Në fillimin e mandatit të tij të dytë si kryetar i Drenasit, Lladrovci ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’, duke i emëruar 5 drejtoresha në krye të drejtorive. Lladrovci kishte mbajtur premtimin e tij edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit në dhjetor të vitit 2016, kur me të marrë mandatin kishte emëruar 5 drejtoresha.

Artikulli

Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka ruajtur barazinë gjinore në qeverinë e Drenasit edhe pas emërimeve të fundit që ka bërë në mes të mandatit.

Javën e kaluar ai ka emëruar katër drejtorë të rinj – burra në krye të drejtorive që kishin mbetur pa udhëheqës pas dorëheqjeve dhe shkarkimeve të disa drejtorëve të kësaj komune.

Nga 12 drejtori sa ka kjo komunë, 6 prej tyre aktualisht udhëhiqen nga gratë dhe 6 nga burrat.

Aktualisht drejtoritë e kësaj komune kanë këtë udhëheqje:

  • Muhamet Gjoka – Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim
  • Endrit Gllareva – Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale
  • Ruzhdi Lestrani – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
  • Milaim Hajdari – Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit
  • Kimete Qorri – Drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme
  • Shqipe Zogu – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Anita Avdullahu – Drejtoreshë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
  • Shyqiri Bublaku – Drejtor për Buxhet dhe Financa
  • Flutura Avdiu – Drejtoreshë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
  • Egzona Jetullahu – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik
  • Lumnije Krapi – Drejtoreshë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
  • Arsim Haxhiu – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Me të marr mandatit të tij të dytë si kryetar i Drenasit, Lladrovci ka mbajtur premtimin e tij të dhënë në debatin komunal ‘Jeta në Kosovë’, duke i emëruar 5 drejtoresha në krye të drejtorive.

Në fillim të vitit 2019 kjo komunë kaloi në vendin e parë si komuna e vetme në Kosovë me nga 12 drejtori sa ka, 7 prej tyre do të udhëhiqeshin nga gratë dhe 5 nga burrat. Por, kishte dorëheqje e shkarkime.

KALLXO.com kishte raportuar me 2 nëntor se drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë ndërsa Drejtoreshës së Inspekcionit, Aurora Berisha, nuk iu vazhdua akt-emërimi nga kryetari Ramiz Lladrovci.

Komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci gjatë muajit tetor ka mbetur edhe pa drejtor të Infrastrukturës pasi që Idriz Hysenaj që mbante këtë pozite u arrestua për “keqpërdorim të pozitës apo autoriterit zyrtar”.

Gjithashtu edhe në nëntor të vitit 2018 Lladrovci, ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin për Buxhet e Financave, Labinot Gruda, pas kërkesës së këtij të fundit që të lirohet nga kjo pozitë për ‘arsye personale”.

Drejtori i Drenasit, i liruar nga detyra, flet për KALLXO.com

Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore

Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore