array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ragip Begaj përmbush me vonesë premtimin për stadiumin

Deklarata

Ragip Begaj: Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)

 

Ragip Begaj

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Kur ishte bërë premtimi nga Begaj, punimet në stadium kishin qenë në fazën finale. Përfundimi i këtij stadiumi është bërë me 5 muaj më vonë se sa premtimi i dhënë nga Begaj. Meqë stadiumi tash është lëshuar, premtimi konsiderohet që është mbajtur.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë debateve parazgjedhore, kishte premtuar se stadiumi i këtij qyteti do të përfundohet në gjysmën e parë të vitit 2018.

“Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)”, ka premtuar Begaj në emisionin “DebatPernime”.

Por ky premtim nuk ishte mbajtur nga kryetari Begaj. Në maj të vitit 2018, në përfundim të gjysmës së parë të vitit, Kallxo.com i kishte dërguar pyetje në Komunën e Malishevës për t’i pyetur nëse kanë përfunduar punët në stadiumin e qytetit.

Në përgjigjen e Komunës së Malishevës thuhej se ka ende punë për t’u përfunduar siç është: Ngjitja e tepihut dhe mbulimi i shkallëve me ulëse, si dhe disa punë tjera teknike.

Sipas Komunës, të gjitha këto punë kanë qenë pjesë e përgjegjësisë së Ministrisë së Kulturës dhe Sportit.

“Pjesa e komunës në rregullimin e stadiumit është e kryer, ka mbetur pjesa e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, andaj duheni që t’i drejtoheni ministrisë përkatëse lidhur me përfundimin e punimeve në stadium”, thuhej në përgjigjen e kësaj komune në maj të vitit 2018.

Tashmë një vit nga krypometri i parë për premtimin e kryetarit Begaj në lidhje me stadiumin e qytetit, Kallxo.com i është drejtuar përsëri Komunës së Malishevës për ta pyetur nëse ky stadium është përfunduar.

Në përgjigjen e Komunës së Malishevës thuhet se stadiumi i qytetit ka përfunduar në fund të vitit 2018. Stadiumi i qytetit ka përfunduar në fund të gjysmës së dytë të vitit 2018, ndryshe nga ajo se çka kishte premtuar kryetari Begaj.

“Pranimi teknik i përfundimit të stadiumit të qytetit është bërë më 6 dhjetor 2018”, potencohet në përgjigjen e Komunës.

Stadiumi i qytetit të Malishevë është përuruar më 8 dhjetor 2018.

Komuna e Malishevës ka thënë se në po të njëjtën ditë kur është përuruar stadiumi edhe është luajtur ndeshja e parë në këtë stadium.

Foto e bërë në shtator të vitit 2017. Foto: Kallxo.com

“Ndeshja e parë është luajtur po në ditën e përurimit, më 8 dhjetor dhe prej atëherë ekipet i kanë zhvilluar ndeshjet në stadium”, theksohet në përgjigje.

Në ceremoninë e përurimit të stadiumit “Liman Gegaj” kishte marrë pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Komuna e Malishevës ka dy ekipe të futbollit, atë të djemve/burrave që bën gara në ligën e dytë dhe ekipin vajzave/grave që bën gara në Superligë. Këto ekipe, me hapjen e stadiumit, do t’i zhvillojnë në Malishevë, pas pasur nevojë të luajnë jashtë Malishevës.

Ekipi i Futbollit “Malisheva” edhe zyrtarisht është kampion i Ligës së dytë – Grupi A për sezonin 2018-2019. Malisheva ka arritur të grumbullojë 61 pikë dhe të promovohet në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.

Sa i përket Ligës së vajzave/grave në futboll, ekipi “Malisheva” është në pozitën e tretë me 43 pikë, prapa Mitrovicës dhe Feronikelit të cilat mbajnë kreun e tabelës me 54 pikë, respektivisht me 51 pikë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Malisheva fajëson Ministrin për zvarritjen e punëve në Stadium