array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

QMF-ja në Prizren përurohet me 5 muaj vonesë

Deklarata

Me rastin e fillimit të punimeve, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizituam hapësirën ku do të ndërtohet kjo QMF me sipërfaqe prej 553 m², e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore. Deri në përfundim të punimeve, që parashihet të zgjasin rreth 5 muaj, banorët e Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare përreth

Mytaher Haskuka, 30 tetor 2020

Vlerësimi

Me kos

Vetëm pas 10 muajsh, kësaj QMF i janë hapur dyert për qytetarët e lagjes Arbana që kanë nevojë për shërbimet që do të ofrohen. Punimet kanë zgjatur 5 muaj se periudha e paraparë në fillim.

Artikulli

Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbana në Prizren është përuruar të shtunën. Kjo QMF kishte filluar ndërtimin në muajin tetor, ndërsa ishte paralajmëruar se do të përfundonte për pesë muaj.

“Lagjja “Arbana”, tanimë me qendrën e re dhe moderne të Mjekësisë Familjare! Objekti i ri dykatësh, me hapësirë prej 553 𝐦², tanimë do ta zëvendësojë atë të mëparshmin, i cili nuk i plotësonte standardet e nevojshme për funksionim të duhur. Uroj gjithë banorët e kësaj lagjeje dhe të banorëve përreth, për këtë qendër, e cila është vetëm njëra prej 20 objekteve shëndetësore që kemi ndërtuar apo renovuar që nga fillimi i mandatit, duke u bërë kështu komunë liderë e reformave dhe investimeve në shëndetësinë primare!”, ka shkruar Haskuka të shtunën, më 21 gusht 2021.

Por, ndonëse ishte premtuar përfundimi i saj për 5 muaj, kjo periudhë kohore është dyfishuar.

Vetëm pas 10 muajsh, kësaj QMF i janë hapur dyert për qytetarët e lagjes Arbana që kanë nevojë për shërbimet që do të ofrohen.

Kjo QMF, përveç shërbimeve që i ka ofruar në objektin e vjetër si shërbimet të ndryshme të mjekësisë familjare, intervenimeve, inhalimeve, fushimeve, EKG-së, shërbimeve stomatologjike e vaksinimit, tashmë do të ofrohen edhe shërbime për gratë shtatzëna dhe fëmijë të moshës 0-3 vjeç, testet rapide antigjen kundër Covid-19 dhe Glikotesti.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Prizrenit në muajin tetor, kjo QMF do të tjetërsohej për nga infrastruktura kurse do të zëvendësonte të vjetrën.

“Me rastin e fillimit të punimeve, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, vizituam hapësirën ku do të ndërtohet kjo QMF me sipërfaqe prej 553 m², e cila do të ketë kapacitet të mjaftueshëm për t’i përballuar kërkesat e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje për kontrolle mjekësore. Deri në përfundim të punimeve, që parashihet të zgjasin rreth 5 muaj, banorët e Arbanës do të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare përreth”, kishte shkruar Haskuka në tetor.