array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Foto: Facebook

Qeveria e ndihmon komunën e varfër në ndërtimin e urës

Deklarata

Qendron Kastrati: “Ne nuk bëjmë tregti me votë, ne si qeverisje e Lëvizjes Vetëvendosje, kemi me iu ofru fshatarëve, ata kanë me përzgjedhë se cilat projekte  duhet me u zgjidhë këtë vit”.

Qendron Kastrati

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Komuna me buxhetin më të ulët për investime kapitale nuk ka arritur asnjëherë të realizojë një projekt kapital për t’ia lehtësuar qytetarëve qarkullimin. Zvogëlimi i buxhetit për investime kapitale në këtë komunë ka ndodhur për shkak të rritjes së buxhetit për paga dhe mëditje. Kjo ka ndikuar që një projekt prej vitesh të mbetet në sirtar, derisa ka ndërhyrë Qeveria e Kosovës për të financuar ndërtimin e urës. Kastrati ua ka ofruar qytetarëve atë që ata e kanë kërkuar prej vitesh, por vetëm pas ndihmës së ofruar nga Qeveria e Kosovës.

Artikulli

Ndërtimi i Urës në fshatin Topanicë të Komunës së Kamenicës ka qenë shpesh pjesë e debateve parazgjedhore për kryetar të komunës. Janë dhënë shpesh premtime për realizimin e saj, mirëpo komuna asnjëherë nuk ka pasur mundësi financiare për të ndërtuar një urë të re që pritet të ketë një kosto prej 250 mijë eurove.

Komuna e Kamenicës ka nivelin më të ulët të buxhetit për investime kapitale, për shkak të rritjes së shpenzimeve për paga të mësimdhënësve dhe shpenzime të tjera.

Më 27 shkurt  2018, Komuna  e Kamenicës dhe Ministria e Infrastrukturës  kanë  nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e rregullimit të kësaj ure. Ministria e ka marrë gjithë barrën për ndërtimin e kësaj ure. Ajo i ka ndarë 250 mijë euro për ndërtimin e kësaj ure, prej të cilave 150 mijë do të ndahen këtë vit, ndërsa edhe 100 mijë të tjera në vitin pasues.

Drejtoresha për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Kamenicë, Arta Gashi ka thënë për KALLXO.com, se  janë në fazën e përgatitjes së dosjes së tenderimit dhe procedurave për lëshimin e lejes së ndërtimit.

“Bazuar në memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar nga ana jonë dhe MI-ja punimet duhet të fillojnë brenda vitit 2018. Së shpejti do të iniciojmë fazën e shpalljes së njoftimit për kontratë”, tha Gashi.

Ajo ka folur për rendësin e ndërtimit të kësaj ure e cila shfrytëzohet nga fshatrat: Hodonovc, Karaçevë, Muqivërc, Rogaçicë si lidhje më e shkurtër me qytetin e Kamenicës. Ura aktuale është me një krosi dhe nuk ka fare trotuar për këmbësor. Me projektin e ri, sipas saj, do të rritet edhe siguria e banorëve në rrugë.

“Me projektin e ri ura do të jetë dydrejtimëshe dhe do të ketë trotuarin e këmbësorëve, ku deri më tani këmbësorët kanë qenë të rrezikuar nga mjetet motorike, sepse nuk ka trotuar në urën e tanishme”, theksoi ajo.

Drejtoresha Gashi ka thënë se për shkak të terrenit kodrinoro-malor të Komunës së Kamenicës dhe  mungesës së infrastrukturës shumë nga këto zona kanë pësuar shpërngulje të mëdha të popullsisë.

Sipas saj, komuna e Kamenicës me buxhetin aktual nuk mundet t’i mbulojë të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për infrastrukturë.

“Shumica e fshatrave të komunës nuk janë të kyçura në rrjetin e kanalizimit, shtrirja e rrjetit të ujësjellësit nuk është në të gjitha fshatrat. Kemi zona të caktuara ku nxënësve u rrezikohet jeta shkaku se nuk kanë trotuar dhe ndriçim përgjatë rrugës për në shkollë”, tha Gashi për KALLXO.com,

Premtimi për realizimin e projektit të urës së Topanicës është premtuar vazhdimisht për dhjetë vjet me radhë. Ish- kryetarët e kësaj komune, Shaip Surdulli nga LDK i cili ka qenë në krye të Kamenicës për 11 vjet dhe Begzad Sinani nga PDK i cili ka qeverisur me Kamenicën për gjashtë vjet, nuk e kanë realizuar këtë projekt pavarësisht premtimeve të tyre nëpër fushata zgjedhore. Ata të dy nuk kanë arritur të sigurojnë financim nga Qeveria e Kosovës, përkundër që PDK dhe LDK kanë qeverisur vendin.

Gjatë debatit zgjedhor “Debat Përnime” për kryetar të Komunës së Kamenicës nën moderimin e Jeta Xharrës, kryetari  i tanishëm Qëndron Kastrati, nuk ka dhënë premtim për realizimin e urës në Topanicë, por ka thënë se  përzgjedhja e projekteve që do të realizohen do jenë në dorën e banorëve të fshatit.

“Ne nuk bëjmë tregti me votë, ne si qeverisje e Lëvizjes Vetëvendosje kemi me iu ofru fshatarëve , ata kanë me përzgjedhë se cilat projekte  duhet me u zgjidhë këtë vit, cilat vitin tjetër, e cilat më tutje”, kishte thënë Kastrati.

KALLXO.com kishte raportuar edhe më herët rreth kësaj ure.

Teksti është shkruar nga Margarita Rashiti

‘Legjenda’ e Urës në Hyrje të Topanicës

http://kallxo.com/ura-e-premtimeve/