array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Qëndron Kastrati mban fjalën për vendosjen e E-Kioskut

Deklarata

Qëndron Kastrati(27.10.2020)-  “Mendoj që brenda 6 muajsh [e-kiosku] do të zgjidhet”

Qëndron Kastrati

Vlerësimi

E vërtetë

Kastrati e ka mbajtur premtimin e tij për vendosjen e e-kioskut brenda afatit që kishte dhënë në premtimin e tij të fundit.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka zgjedhur ditën e fundit të vitit 2020 për të përuruar E-kioskun në të cilin qytetarët mund të nxjerrin dokumente të ndryshme personale.

“Për më pak se 30 sekonda, tani qytetarët tanë mund të pajisen me dokumentet e nevojshme administrative përmes E-kioskut. Falë këtyre pajisjeve, tani do të ketë shërbime 24 orë, pa pasur nevojë të presim gjatë në sportele”, ka shkruar Kastrati në Facebook më 31 dhjetor.

Vendosja e E-kioskut kishte qenë premtim i kryetarit të Kamenicës edhe në debatin ‘Jeta në Komunë’ më 27 tetor të vitit 2020, debat në të cilin ai ishte përballur me premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore si dhe të vërtetën në terren.

“Ende nuk është, sfida dhe ballafaqimi është kush din me e zhvillu projektin mirë. Jemi duke pasur sfidat me OSHP-në dhe mendoj që brenda 6 muajsh do të zgjidhet”, tha Kastrati. Për digjitalizim, Kastrati ka foluar edhe në debatin që BIRN e ka organizuar në Asamblen e Komunës për zbatim të rekomandimeve të auditorit.

Premtimin e realizuar në ditën e fundit të vitit 2020, Kastrati e kishte bërë  edhe në vitin 2017 atëherë kur kërkonte votën e kamenicasve për të udhëhequr me këtë komunë.

“Do të digjitalizojmë shërbimet, gjithashtu premtojmë edhe E-kioskun, ku 24 orë, 7 ditë në javë munden me i nxjerrë dokumentet, mjafton me pasë letërnjoftimin”, pati thënë ai.