array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Qendra Rinore në Shtime nuk u funksionalizua më 2020

Deklarata

Naim Ismajli( 03.11.2020) “Ky renovim[ i Qendrës Rinore] kryhet sivjet, sepse për këtë vit është. Unë mendoj që në momentin që përfundon, sepse në këtë vit përfundon, atëherë kjo hapësirë do të ju destinohet të rinjve. Objekti në fund të vitit do të jetë i gatshëm”

Naim Ismajli

Vlerësimi

Rrenë

Renovimi i Qendrës Rinore nuk ka përfunduar brenda vitit 2020 sipas premtimit që e kishte dhënë Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli. Objekti ende nuk është në funksion, por sipas komunës pritet të vihet në funksion në javën e ardhshme.

Artikulli

Objekti i Qendrës Rinore në komunën e Shtimes tash e disa vite ka mbetur i dëmtuar megjithë premtimet për renovim.

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli në emisionin ‘Debat Përnime’ të mbajtur më 3 nëntor 2020 kishte premtuar se objekti dhe dëmtimet do të rregulloheshin në vitin 2020.

Ismajli kishte thënë se objekti do të shfrytëzohej nga shoqatat për të rinjtë dhe për aktivitete sportive.

“Jemi duke e bë këtë renovim, ky renovim kryhet sivjet, sepse për këtë vit është. Unë mendoj që në momentin që përfundon, sepse në këtë vit përfundon, atëherë kjo hapësirë do të ju destinohet të rinjve. Objekti në fund të vitit do të jetë i gatshëm”, kishte premtuar.

Kjo Qendër Rinore është përmendur edhe në debatin e organizuar në Asamblenë e Komunës së Shtimes për zbatim të rekomandimeve të Auditorit.

KALLXO.com ka vizituar të njëjtin objekt me datën 1 shtator 2020 dhe më pas me datën 24 shkurt 2021 për të parë nëse kryetari Ismajli ka mbajtur premtimin e dhënë.

Sipas zëdhënësit për informim të Komunës së Shtimes, Gzmend Ademaj punimet në objektin e Qendrës Rinore kanë filluar me rregullimin e mureve brenda.

“Brenda është duke u rinovu, ndërsa jashtë jo. Muret janë rinovuar aty ku kanë qenë të dëmtuara.”, ka thënë Ademaj.

Qendra Rinore në Shtime (24.02.2020)
FOTO-Gentiana Ahmeti

Në pyetjet e KALLXO.com të datës 10.03.2021, Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se kjo qendër pritet të vihet në funksion javën e ardhshme.

“Përgjegjësja për Kulturë, Rini dhe Sport më njoftoi se qenkan duke e bërë pastrimin edhe bartjen e inventarit e sa për funksionalizim do të ndodhë në javën e ardhshme”, tha zëdhënësi i komunës Gazmend Ademaj

Për 13 vite, Ismajli qeveris në këtë komunë ku janë të regjistruar 27 mijë banorë të shtrirë në 23 fshatra.