array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Publikohet lista e uzurpatorëve, po jo edhe lista e bizneseve që kanë fituar tender

Deklarata

Ragip Begaj: Në gjashtë mujorin e parë do t’i publikojmë uzurpatorët e pronave publike

 

Ragip Begaj

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Komuna e Malishevës nuk ka publikuar listë të bizneseve që janë kontraktuar nga Komuna për furnizime, shërbime apo kryerjen e punëve të caktuara. Kjo komunë është mjaftuar me njoftimet që bëhen në E-Prokurim. Por, Komuna e udhëhequr nga Ragip Begaj e ka publikuar një listë me disa uzurpator të pronave komnale. Kjo vlerësohet si mbajtje e pjesshme e premtimit, pasi në Komunë thonë se kjo nuk është lista finale, pra ndonjë uzurpator mungon ose ndonjë është aty përkundër që e ka lëshuar pronën e uzurpuar. Krypometri do të vazhdojë të monitoroj këtë listë për të parë nëse e njëjta do të azhurnohet.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë debateve parazgjedhore, kishte premtuar se lista e uzurpatorëve të pronave komunale do të publikohet në faqen zyrtare të komunës në gjysmën e parë të vitit 2018.

“Në gjashtë mujorin e parë do t’i publikojmë uzurpatorët e pronave publike”, kishte premtuar Begaj në “Debat Përnime”.

KALLXO.com ka kërkuar nga komuna e Malishevës me 4 korrik linkun e listës së uzurpatorëve, por në përgjigjen e tyre thuhej që kjo listë ende nuk ishte gati.

“Besoj që deri në fund të javës (6 korrik) kompletohet lista e uzurpatorëve dhe e publikojmë edhe në uebfaqe”, thuhej në përgjigjen e komunës së Malishevës.

Por përsëri kjo listë nuk është publikuar deri në datën e premtuar. Komuna e Malishevës ka thënë se kjo listë nuk ishte publikuar për shkak se zyrtarja përgjegjëse ishte në përfundim e sipër të verifikimit dhe freskimit të të dhënave për listën e uzurpatorëve.

“Jo nuk kemi mund ta publikojmë, kërkoj falje që nuk e mbajtëm fjalën, por zyrtarja përgjegjëse ishte në përfundim e sipër të verifikimit dhe freskimit të të dhënave, prandaj edhe nuk kemi mundur ta publikojmë të premten. Besoj që për pak ditë do ta publikojmë, por të freskuar nga lista e vitit të kaluar.”

Me 18 korrik, KALLXO.com ka marrë linkun me listën e pronave të uzurpuara në komunën e Malishevës.

Po ashtu kryetari Begaj në emisionin “Debat Përnime” kishte thënë se tashmë në faqen e komunës janë të publikuara listat e pronave të komunës, pronat e komunës që janë dhënë në shfrytëzim dhe lejet e dhëna për ndërtim.

KALLXO.com ka kërkuar nga komuna e Malishevës linqet e listave të përmendura më lart. Por në përgjigjen e tyre thuhet që pas krijimit të faqeve të reja për komunat ka pasur probleme e publikimin e këtyre dokumenteve.

“Pas krijimit të faqeve të reja për komunat, kemi pak telashe për publikimin e të gjitha këtyre dokumenteve, pasi na duhet pak kohe deri të jenë funksionale të gjitha linqet”, thuhet në përgjigjen e komunës së Malishevës.

I pari i Malishevës kishte thënë në “Debat Përnime” se edhe lista e bizneseve që marrin tenderë nga komuna janë publike në uebfaqen e komunës.

KALLXO.com ka kërkuar edhe listën e bizneseve por në përgjigjen e komunës thuhet që bizneset që marrin tenderë nga komuna janë të publikuar në KRPP.

“Në këtë rast, përjashtuar listën e bizneseve që marrin tender, dhe e cila është pjesë e KRPP-së”, thuhet në përgjigje.

Komuna ka thënë që dokumentet e tjera janë në faqen e vjetër dhe brenda muajit do të jenë pjesë e uebfaqes së re të komunës.

“Të tjerat janë në faqen e vjetër, por janë duke u bartur gradualisht dhe varësisht nga puna e IT-së, deri në fund të muajit, të gjitha këto dokumente do të jenë edhe në faqen e re të komunës”, përfundon përgjigja e komunës së Malishevës.