array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Kallxo,com

Projekti ambicioz për rregullimin e lumit

Deklarata

Naim Ismajli: “Kjo do të jetë më 2019, do të jetë trajtimi i lumit, ndërsa kështu do të jetë në vitin 2020, më 2021 do të përfundojë i gjithë projekti”.

Naim Ismajli

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Kryetari i Komunës së Shtimës e ka paraqitur si një ndër projektet kryesore të tij rregullimin e lumit dhe hapësirës përreth tij. Faza e parë e projektit është paraparë të përfundohet në vitin 2019, ndërsa në tërësi në vitin 2021. Ky projekt do të vazhdojë të monitorohet nga KALLXO.com, sidomos gjatë hartimeve të buxheteve për të parë nëse kërkesat e qytetarëve të Shtimes janë për projekte të tjera e jo për shesh dhe luks.

Artikulli

Në debatet komunale të cilat janë mbajtur gjatë vitit të kaluar, moderatorja Jeta Xharra përmes fotografive ka shprehur ankesat e banorëve dhe ka kërkuar nga kandidatët të të gjitha komunave që të ketë premtime se kur do të përmbushin kërkesat e qytetarëve për problemet që ata i hasin.

Në Komunën e Shtimes, një ndër problemet kryesore të cilët banorët e kanë shprehur është ndotja e lumit Shtimjanja dhe sasia e madhe e bërllokut të hedhur aty.

Gjatë debatit për të parin e Komunës së Shtimes, para kandidatëve për kryetar janë paraqitur disa fotografi të cilat tregonin gjendjen e lumit Shtimjanja.

Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli pati ardhur i përgatitur në ‘DebatPernime’ me premtime se lumi Shtimjanja do të rregullohet, duke e paraqitur atë si një ndër projektet kryesore të tij për mandatin e radhës.

Me anë të disa fotografive, ai shpjegoi se si do të duket lumi Shtimjanja në fund të mandatit të tij.

“Do të rregullojmë kolektorin përmes një kredie që kemi marrë. Kemi bërë një marrëveshje me Qeverinë austriake. Pas rregullimit të kolektorit do të fillojmë të ndërtojmë shtratin e lumit, e kemi filluar fazën e parë të betonimit të tij dhe më pas rregullimin dhe estetikën e shtratit të lumit me trajtimin e dy brigjeve të shtratit të lumit përmes shëtitoreve dhe pjesa e parkut që do të jetë shëtitorja bazike e qytetit, e cila do të përshkojë të gjithë pjesën e shtratit të lumit. Njëkohësisht shtratit të lumit, edhe një pjesë e qendrës do t’i bashkëngjitet një hapësirë e cila sipas nevojës do të ketë mundësi që të mbyllet qoftë për festa, ndërsa pjesën tjetër gjatë ditës kur aktivitetet e bizneseve kanë nevojë ne nuk do t’i paralizojmë”, ishin këto fjalët për projektin i cili që nga fillimi i saj do të mbikëqyret edhe nga KALLXO.com.

I pyetur se kur do të përfundojë i gjithë ky projekt, Ismajli ka thënë se do të jetë në vitin 2021.

“Kjo do të jetë 2019 do të jetë trajtimi i lumit, ndërsa kështu do të jetë në vitin 2020, 2021 do  të përfundojë i gjithë projekti”, ka premtuar Ismajli.

KALLXO.com do të vëzhgojë realizimin e këtij projekti dhe do të shikojë nëse kryetari Naim Ismajli do ta mbajë fjalën që t’u krijojë banorëve të Shtimes një park gjelbërues dhe një lum të pastër ashtu siç ka premtuar.