array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrim

Pretendimi se limoni e mjalti mbajnë larg gripin

Deklarata

Japin Ilacin Qe Po Dridhe Boten”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Mjeket Kroat Japin Ilacin Qe Po Dridhe Boten” është i rremë. Krypometër ka verifikaur me burime mjekësore se ky informacion nuk përmbanë të dhëna që  dokumentojnë se bota apo profesionistët shëndetësorë janë dridhur nga ky informacion. Për më shumë, mjeku i cituar ne fotografi, në intervistën e dhënë më 08.02.2021 flet për në lidhje me vakcinimin për virusin Korona, e jo për grip, limon apo mjaltë. 

Artikulli

Më 15 nëntor faqja e facebook-ut, ‘Shqiperia’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Mjeket Kroat Japin Ilacin Qe Po Dridhe Boten ! Gripi Nuk Do Ju Kap, Vetem Limonin Do E…”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga ueb faqja csnews24.com më datë 01 gusht 2023.

Artikulli rekomandon një recetë me limona, e cila “mban larg gripin”.

Për të verifikuar nëse ky lajm ka dridhur botën, përfshirë këtu botën e profesionistëve mjekësor, Krypometër ka kontaktuar me mjeken e përgjithshme të mjekësisë familjare, Akile Rexha.

Në një përgjigje për Krypometër ajo ka thënë se nuk i përshkruan këto receta dhe ky as nuk është ndonjë lajm që ka dridhur botën e as komunitetin e mjekëve .

“Shpesh rekomandojmë çajëra, paracetamol, dmth përshkruajmë medikamente, jo këso edhe po më duket absurde kjo”- ka thënë Rexha për Krypometër.

Për të verifikuar nëse kjo kurë përdoret për kurimin e sëmundjes, Krypometër ka kontaktuar edhe Shpëtim Thaçi, pulmolog në klinikën e Pulmologjisë në QKUK.

Ai  ka thënë për Krypometër se kjo recetë nuk është diçka që mund të thuash se po e përdore, s’ka më grip.

“Për që se dridhë botën tani po të them, këto janë çështje të përdorimit të ushqimeve gjegjësisht çajërave të ndryshëm me përbërje të vitaminës C dhe përbërësve tjerë që dinë me ndiku mirë në kuptimin e lehtësimit të ndonjë simptomi të lehtë, por asesi me pretendu me vendosë si diçka që po e more s’ka ma infeksion viral në këtë rast gripi”- thuhet në përgjigjen e Thaçit të datës 20/11/23.

Krypometri ka verifikuar edhe fotografinë e publikuar në këtë artikull në të cilën pretendohet se është e një mjeku kroat.

Emri i tij është Damir Biloglav, është mjek në Zarë të Kroacisë. Fotografia e cila është përdorur si ilustrim i këtij postimi, në të vërtetë është marrë nga një intervistë e Dr. Biloglav e dhënë më 08.02.2021 e në të cilën flet rreth vakcinimit për virusin Korona dhe nuk ka të bëjë asgjë me grip, limon apo mjaltë.