array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i rremë se shurupi i thanave shëron të sëmurët me diabet

Deklarata

Shurupi i thanave, lëngu i kuq që kuron diabetin dhe plakjen

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Në artikullin me titull “Shurupi i thanave, lëngu i kuq që kuron diabetin dhe plakjen”- janë dhënë pretendime të pabazuara në fakte dhe të paprovuara. Endokrinologët thonë se nuk ka të dhëna shkencore që thonë se një shurup nga lëngu u thanave mund të shërojë diabetin. Sipas endokrinologëve, bazuar në të dhënat shkencore të qasshme deri më tash diabeti është sëmundje e pashërueshme. Ata thonë se personat që janë të diagnostifikuar me diabet duhet të konsultohen me profesionistë për të marrë udhëzime dhe barna që janë të certifikuara nga institucionet shëndetësore.

Artikulli

Më 24.07.2024, faqja në Facebook ‘3 Sekonda’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin “Shurupi i thanave, lëngu i kuq që kuron diabetin dhe plakjen”.

I njëjti lajm është publikuar edhe në faqen e internetitshqipinfo.net’ (arkiva) me të njëjtin titull.

Në artikullin e shqipinfo.net është edhe receta që pretendohet se shëron diabetin.

Aty pretendohet se ky shurup i përgatitur në kushte shtëpie shëron diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe lufton plakjen.

Për të verifikuar këto pretedime, Krypometër ka biseduar me endokrinologë që janë të specializuar për trajtimin e diabetit si dhe kardiologë që trajtojnë sëmundjet e zemrës. 

A është diabeti sëmundje e shërueshme?

Endokrinologu Amir Rexhepi ka thënë për Krypometër se deri më sot nuk ka të dhëna shkencore që thonë se diabeti mund të shërohet. Ai ka thënë se pacientët e prekur nga diabeti duhet të kenë trajtim të personalizuar.

“Është e rëndësishme të theksoj që diabeti, duke qenë një sëmundje kronike dhe komplekse, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Trajtimi i diabetit bazohet në disa shtylla kryesore: një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, përdorimi i terapisë me tableta dhe, në rastet kur është e nevojshme, trajtimi me insulinë”- ka thënë Rexhepi për Krypometër.

Endokrinologu, Adem Rama ka thënë se diabeti është një sëmundje kronike joinfektive shumë e përhapur në botë.

“Te kjo sëmundje kronike faktori kryesor është komponenta gjenetike. Ky është një faktor në të cilin nuk mundemi me ndiku. Ne faktorët i ndajmë në ato që mund të ndikojmë dhe ato që s’mund t’i ndikojmë. Trashëgimia nuk mund të ndikohet. Obeziteti te diabeti i tipit 2 ku 75% prej tyre janë obezë, pastaj është ushqimi i shpejtë duke mos harruar edhe stresin. Ne kemi vërejtur te popullata jonë që pas luftës pacienti referon se nuk ka askënd në familje me diabet por atij i është paraqitë sheqeri, pra edhe komponenta e stresit ka ndikim në paraqitjen e diabetit”- tha Rama për KALLXO.com.

Doktori sugjeron të mos eksperimentohet me metoda të paprovuara shkencërisht dhe të kihet kujdes me marrjen e trajtimit të duhur.

“Shkenca botërore perëndimore tregon që diabeti i tipit 1 gjithsesi duhet të merret insulinë; tipi dy vetëm me tableta dhe përcjellje strikte; më shumë te diabeti 1 për shkak të moshës së pacientit që të mos kemi komplikime më vonë dhe normalisht edhe diabetin e tipit 2 që njihet se diabeti që lajmërohet në pleqëri, humbja e kohës te diabeti kushton shumë”- tha Rama.