array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Pretendimi i rremë se mjekët janë duke i mashtruar pacientët me probleme me prostatën

Deklarata

Ne u mashtruam! Masazhi i prostatës është i dëmshëm! Dhe prostata mund të kthehet në normalitet në shtëpi nëse…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titull “Ne u mashtruam! Masazhi i prostatës është i dëmshëm! Dhe prostata mund të kthehet në normalitet në shtëpi nëse…”- është i rremë. Në artikull është cituar një urolog i cili pas verifikimit rezulton se është person fiktiv. Fotografia me të cilën është ilustruar kinse urologu Nedim Bajrami është e publikuar në shumë faqe në internet pasi e njëjta mund të blihet me qëllim të ilustrimit të profesionit të mjekut. Ilaçi që promovohet nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë. Urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se pacientët nuk mashtrohen në Kosovë, mirëpo mjekët e bëjnë trajtimin e sëmundjeve të prostatës bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore. 

Artikulli

Më 24.05.2024 faqja në Facebook, ‘Powell Leia’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Ne u mashtruam! Masazhi i prostatës është i dëmshëm! Dhe prostata mund të kthehet në normalitet në shtëpi nëse…”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘cashkoval.com’ (arkiva) me titull “SHËNDETI I MESHKUJVE ËSHTË NË RREZIK: SI TË SHMANGNI KOMPLIKIMET DHE TË RIFITONI SHËNDETIN PA DHIMBJE.”

Artikulli citon Nedim Bajrami si urolog.

Krypometri ka kërkuar në listën e Odës së Mjekëve të Kosovës, nëse Nedim Bajrami është i licensuar për ta ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë. 

Në këtë listë nuk gjendet asnjë mjek me këtë emër.

Bajrami gjithashtu është i ilustruar edhe me një fotografi. Përmes kërkimeve në ‘Tineye’, Krypometër ka gjetur se fotografia që është përdorur për ilustrimin e ‘urologut Bajrami’, përdoret si imazh për përshkrimin e vizitës te urologu.

Në këtë shkrim promovohet një ilaç i quajtur Prostafix. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e barnave që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse produkti i promovuar në këtë ueb faqe është i lejuar për tu shitur dhe tregtuar në Kosovë.

Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se Produkti Prostafix nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu.

Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”.

Edhe pse në artikull pretendohet se ky produkt i shëron sëmundjet e prostatës, në fund të faqes së internetit është shkruar se “Ky produkt nuk është ilaç”.

Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se pacientët nuk mashtrohen në Kosovë, përkundrazi, mjekët e bëjnë trajtimin e sëmundjeve të prostatës duke u bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuar e që janë në shitje nëpër barnatore. 

Ai ka thënë ilaçi në fjalë nuk është pjesë e protokoleve të aprovuara mjekësore. 

Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizimit për Marketing nga AKPPM si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Në një shkrim autorial, Urologu Rinor Dervishi kishte shkruar për problemet me prostatën dhe domosdoshmërinë që secili pacient të konsultohet me mjekë.

Dervishi kishte shkruar se “trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë se prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal”.