array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i rremë se limoni shëron 8 sëmundje

Deklarata

“Mjafton te pini leng limoni ne vend te ilaceve nese keni nje nga keto 8 probleme”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Mjafton te pini leng limoni ne vend te ilaceve nese keni nje nga keto 8 probleme” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt që limoni i shëron 8 sëmundje. Në artikull nuk është cituar asnjë mjek dhe nuk janë referuar në ndonjë bazë shkencore.

Artikulli

Më 29 maj 2023, faqja “Express Today” publikoi një shkrim me titull “Mjafton te pini leng limoni ne vend te ilaceve nese keni nje nga keto 8 probleme”.

I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqe tjera si Humor Shqip, Gjithcka nga Pak, Fol Shqip, Albanian Shqipe, Arena Shqip, Cudira Shqip, Media Today, Epoka Shqip, Shqipëria Online dhe Bota Today.

Brenda artikullit është vetëm një paragraf në të cilin thuhet: “Studime të ndryshme kanë vërtetuar se lëngu i limonit është i mirë për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, temperaturën, kapsllëkun, tretjen dhe shumë probleme të tjera me shëndetin”.

Lidhur me këtë pohim nuk jepen të dhëna nga profesionistë mjekësor apo se cili është burim për këtë studim që përmendet në artikull.