array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi i rremë se kocka në këmbë mund të bëhet për vetëm 7 ditë 

Deklarata

Kremi i lirë më hoqi kockën që dilte në këmbë për shtatë ditë. Për këtë nevojitet…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i postimi “Kremi i lirë më hoqi kockën që dilte në këmbë për shtatë ditë. Për këtë nevojitet…”- është i rremë. Ortopedi Agron Mahmuti thotë se shkaktarët e këtij problemi shëndetësor që quhet ‘hallux valgus’ janë të shumtë. Ai ka thënë se nëse forma është sikur në fotografinë e këtij postimi, atëherë rekomandohet operimi. Specialisti i farmacisë klinike Astrit Haxhijaha ka thënë për Krypometrin se ky krem përdoret për lyerjen e kyçeve dhe për pacientë që kanë probleme me eshtra, por nuk mund të kurojë një sëmundje të tillë çfarë është paraqitur në këtë shkrim.

Artikulli

Më 29.08.2024 faqja në Facebook,Zdravlje Balkana’ (arkiva) ka publikuar një artikull në të cilin pretendohet se shërimi i kockës në këmbë mund të bëhet për vetëm 7 ditë me anë të një kreme.

Postimi në faqen në Facebook,Zdravlje Balkana’ (arkiva) është bërë me mbishkrimin “Kremi i lirë më hoqi kockën që dilte në këmbë për shtatë ditë. Për këtë nevojitet…”.

Kjo kockë quhet ndryshe edhe ‘hallux valgus’.

Krypometri ka kontrolluar informacione të faqes Zdravlje Balkana’ (arkiva) që janë të publikuara në Facebook dhe rezulton se e njëjta të jetë me adresë në Bosnje e Hercegovinë përderisa ka të publikuar edhe një numër kontakti.

E njëjta faqe Zdravlje Balkana (arkiva) ka të publikuara edhe disa lajme të tilla në gjuhë të ndryshme.

Krypometri gjithashtu ka pyetur edhe ortopedin Agron Mahmuti se si veprojnë në raste të tilla apo nëse një kremë e tillë shëron gjendjet e tilla të eshtërave.

“Është hallux valgus, shkaktarët janë të shumtë. Në format e avancuara si kjo, ne rekomandojmë operim”- tha Mahmuti për Krypometër.

Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu ortoped austriak, eminent në kirurgjinë ortopedike, në Spitalin Amerikan ka shkruar se shkaku kryesor është një deformim i kyçit bazë të gishtit të madh. “Deformimi quhet hallux valgus. Në këtë deformim gishti i madh i këmbës zhvillon një deviacion me kënd. Për shkak të këtij deformimi, kockat e gishtit të madh shtyjnë drejt gishtërinjve të vegjël”- ka shkruar Orthner.

Ai në ueb-faqen e këtij spitali ka dhënë një numër të konsiderueshëm të opsioneve për trajtimin e hallux valgus.

“Përdorimi i këpucëve të mira nuk e shëron deformimin, por mund të lehtësojnë dhembjen dhe shqetësimin. Idealja do të ishte të ndiqni këshillat e mjekut specialist për të diagnostikuar dhe trajtuar çrregullimet e këmbës”- ka shkruar ai.

Specialisti i farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha ka thënë për Krypometrin se ky krem përdoret për lyerjen e kyçeve dhe për pacientë që kanë probleme me eshtra, por nuk mund të kurojë një sëmundje të tillë çfarë është paraqitur në këtë shkrim.

“Ky produkt nuk mund të jetë efikas për këtë diagnozë si në fotografinë që është pjesë e këtij shkrimi. Rekomandimi i vetëm për këtë problem është përdorimi i këpucëve apo atleteve të përshtatshme për këmbë dhe nëse nuk ka rezultatet atëherë këshillohet kirurgjia si alternativë e suksesshme”- ka thënë Haxhijaha për Krypometër.