array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ish-senatori zviceran Dick Marty - Foto: Facebook/Cedric Wermuth

Pretendimi i rremë lidhur me raportin e Dick Marty

Deklarata

Dick Marty është tërhequr nga pretendimet për UÇK -në

media

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi se Dick Marty është tërhequr nga pretendimet për UÇK -në është i rremë. Krypometër ka konstatuar se raporti i prodhuar nga Dick Marty për UÇK-në është ende publik dhe ai nuk është tërhequr nga ai raport. 

Artikulli

Më 10 shtator 2023, faqja e Facebook-ut, “Komente Politike”, ka publikuar një fotografi ku thuhet “Edhe Dick Marty ka hjek dorë nga agjenda serbe kundër UCK – së. Vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosja ende po e mbajnë frontin. Qeveria anti UCK”.

Ky profil, fotografinë e ka publikuar në grupin në Facebook me emër “Diaspora me PDK”.

Përshkrimi në fotografi pretendon se është hequr raporti i ish senatorit Dick Marty, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Krypometri ka verifikuar nëse informacioni për heqjen e këtij raporti është i saktë.

Me datë 13/09/2023 Krypometri ka gjetur se në ueb faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk është hequr ky raport i cili është publikuar në vitin 2011.

Më 11/09/2023 Krypometri ka tentuar që, lidhur me këtë, të marrë edhe një përgjigje nga Këshilli i Evropës, mirëpo nga ky institucion nuk është janë përgjigjur në interesimin e Krypometrit.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998- 99.

Akuzat e ngritura në raportin e Martyt janë hetuar nga një prokuror amerikan dhe gjetjet e tij nuk kanë gjetur dëshmi të bazuara se trafikimi i organeve me qenie njerëzore ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, mirëpo raporti i Marty u përdor për të themeluar Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Albin Kurti dhe partia e tij i cili pretendohet nga postimi se është anti UÇK nuk kishte votuar pro themelimit të kësaj gjykate. Aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Prokuorisë Speciale është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale. 

Kjo aktakuzë është ngritur pas pretendimeve të raportit të Dick Marty i cili vazhdon të qëndrojë prapa raportit i cili është i publikuar në faqen zyrtare të KE-së.