Pretendimi i rrejshëm se ‘një kremë nga helmi i bletës shëron deformimet dhe artritin’
Deklarata
Hel. mi i bletës është Lëngu pa ngjyrë i sekretuar nga bletët , ky kremë qe tani erdhi ne treguan tonë Rajonal me efikas e I GARANTUAR për shërimin tuaj është apiterapi dhe që vlersohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet në shëndetin e njeriut
Vlerësimi
Me kos
Janë të rreme pretendimet e bëra në video se: një kremë “me efikas e I GARANTUAR për shërimin tuaj është apiterapi dhe që vlersohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet në shëndetin e njeriut”. Ortopedi Agron Mahmuti thot se nuk ka kremë që korrigjon deformimet, pasi që ato mund të korrigjohen vetëm me operim. Ortopedi Blerim Qosaj thot se krema të tilla nuk mund të shërojnë këto sëmundje, si proklamohet në këtë video dhe postim.
Artikulli
Më 04.11.2024, faqja në Facebook ‘Bleta’ (arkiva) ka publikuar një informacion që pretendon se kanë ilaçin ‘për shërimin e dhimbjeve ortopedike’.
“Hel. mi i bletës është Lëngu pa ngjyrë i sekretuar nga bletët , ky kremë qe tani erdhi ne treguan tonë Rajonal me efikas e I GARANTUAR për shërimin tuaj është apiterapi dhe që vlersohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet në shëndetin e njeriut”- thuhet në këtë postim.
‘Krema nga helmi i bletës’ (1+1) thuhet se kushton: 17 euro.
E njëjta kremë është publikuar edhe nga faqja tjetër në Facebook, ‘pharmmbee’ (arkiva).
“MUND TË SIGUROJ LEHTËSIM TË SHPEJTË DHI.MBJES. DHE TË ELIMINOJË SIGURT DHE EFEKTIVË 99% TËPRO.BLEMEVE ORTO.PEDIKE SI OSTE.OARTRITI, ART.RITI RHE.UMA.TOID, BUR.SITI, TENDO.NITET, OST.EOPORITETET,TEN.DONITET , BUNI.ONET DHE BËrryli i TENISIT BRENDA 2 JAVEVE. KREMI PËR TERAPI PËR NJOJET DHE KO.CKAT PËRMBAN PESË PËRBËRËS TË FUQYSHËM DHE TË DËSHMUARA QË ËSHTË PËRDORURPËR TË TRAJTUAR EFEKTIVE TË ART.RITIT DHE SË.MUNDJET LIDHUR ME KO.CKAT NË MILIONA NJERËZ”- thuhet, në këtë artikull.
Krypometrër ka kontrolluar informacione të këtyre faqeve. Faqja ‘Bleta’ është hapur më 2.11.2024. Menaxherët e faqes janë regjistruar me lokacion në Kosovë.
Faqja tjetër ‘pharmmbee’ (arkiva) është hapur më 30.10.2024. Po ashtu, Menaxherët e faqes janë regjistruar me lokacion në Kosovë.
Krypometër, për këtë, ka biseduar me ortopedin Agron Mahmuti, i cili filimisht i ka analizuar pamjet e paraqitura në këtë video.
Mahmuti ka thënë se teksti, imazhet dhe efekti i kremit nuk korrespondojnë me njëra- tjetrën.
“Pos që nuk korrespodojnë me njëra- tjetrën, nuk ka kremë që korrigjon deformimet. Krema mund të ketë efekt analgjetik dhe antiinflamator (d.m.th me ulë dhimbjen e inflamacionin), por, jo me korrigju edhe deformimin. Deformimet e theksuara korrigjohen me operim”- ka thënë Mahmuti për Krypometër.
Ndërkaq, ortopedi Blerim Qosaj ka thënë se krema të tilla nuk mund të shërojnë këto sëmundje si proklamohet në këtë video dhe postim.
“Shembulli në video po tregon se si e shëron diskun në boshtin e kurrizit, që s’ka shanca. Artroza e gjurit nuk është e mundur të shërohet me këtë kremë. Artroza shërohet me barna që kanë përmbajtje për rigjenerim të kërcës ose me trajtime operative (proteza), nëse kanë prograduar. Por, me e ly me kremë, e me u shëru, hiç s’ka shanca. Mund të ndikojë në zvogëlimin e dhimbjes, por jo në shërim.”- ka thënë Qosaj për Krypometër.
Reumatologu Besim Demolli ka thënë për Krypometër se osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme.
“Trajtimi për këto sëmundje fokusohet në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo përfshin: terapinë fizike për përmirësimin e forcës e fleksibilitetit, modifikimet në stilin e jetës për menaxhimin e peshës e reduktimin e barrës në nyje, medikamentet për lehtësimin e dhimbjes e inflamacionit, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në raste të rënda”- ka thënë ai.
Ndër të tjera, Demolli ka thënë se është e rëndësishme të shmangen suplementet e paprovuara dhe të panevojshme, e që nuk janë të parapara me protokolle.