array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i pabazuar se një kremë i heq rrudhat për 3 ditë

Deklarata

Keq të gjitha rrudhat, njollat dhe papërsosmëritë e lëkurës për 3 ditë! Shitet kudo dhe quhet…

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Pretedimi se një kremë i “heq të gjitha rrudhat, njollat dhe papërsosmëritë e lëkurës për 3 ditë! Shitet kudo dhe quhet…”- është i rremë. Ky pretendim është bazuar në një rrëfim të publikuar në këtë artikull që është fiktiv. Personi që ka bërë pretendime të tilla rrejshëm është prezantuar si Maria, ndërsa e njëjta është ilustruar me fotografinë e aktores Courteney Cox. Aktorja Cox nuk ka folur për produktin që promovohet në këtë shkrim. 

Artikulli

Më 20.07.2024 faqja në Facebook ‘BestOnline.mk’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Mjekët janë të mahnitur: gruaja i hoqi rrudhat me këtë recetë”.

Mbi fotografinë e publikuar shihet një kremë në formë vaji për të cilin pretendohet se “heq të gjitha rrudhat, njollat dhe papërsosmëritë e lëkurës për 3 ditë! Shitet kudo dhe quhet…”.

E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në ueb faqen ‘silkskin.bio-health.click’(arkiva), me titull “HISTORI QË SHKRUAJNË JETËN”.

Në këtë artikull pretendohet se po flitet për një histori personale të ‘Maria’-s, e cila është 63 vjeçare.

‘Maria’, është e ilustruar edhe me një fotografi, të cilën Krypometër përmes kërkimit në Google Lens ka gjetur se e njëjta i takon aktores Courteney Cox.

Krypometër ka kërkuar në Google nëse aktorja Courteney Cox ka folur ndonjëherë për produktin e quajtur “SilkSkin”, mirëpo nuk është hasur asnjë artikull me këtë përmbajtje.

Në artikull pretendohet se ‘Maria’ ka thënë se duke e përdorë këtë kremë “rrudhat u bën më pak të dukshme, lëkura fitoi elasticitet dhe shkëlqim. Vëreja rezultate që në javën e parë të përdorimit”.

‘SilkSkin’ është krema që rekomandohet nga kjo ueb-faqe e që pretendohet se zhdukë rrudhat.

Krypometri ka biseduar me dermatologen Fatime Kokollari për të verifikuar nëse e njeh këtë kremë.

E njëjta tha për Krypometër se nuk e njeh këtë produkt.

“Unë nuk e njoh këtë krem, por edhe sikur ta njihja është FDA-ja dhe organizatat e tjera dermato-estetike europiane që i licencojnë dhe i japin vlerësime efekteve të produkteve kozmetike”- ka thënë Kokollari.

Ajo ka thënë se plakja nuk mund të ndalet.

“Asnjë kremë, asnjë tretman, as intervenimet kirurgjike plastike s’mund ta ndalojnë plakjen, por të gjitha bashkë e ngadalësojnë bashkë me dëshirën dhe përkujdesjen e individit në bashkëpunim me dermatologun apo estetistin… dhe gjithsesi duke jetuar jetë të shëndetshme (ushqim, sport, evitim të substancave toksike e shprehive të këqija, gjumë të rehatshëm, menaxhim te stresit), etj.”- ka thënë tutje dermatologia Kokollari.