array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Premtimi publik për hapjen e listës së kompanive që u është shlyer borxhi prej 1.5 milion euro

Deklarata

Është obligim ligjor të ofrojmë listën e plotë të kompanive që janë shlyer nga borxhi. Por gjithsesi që kjo listë do t’iu prezantohet juve në mënyrë që të jenë transparente të gjithë ato kompani që janë fshirë nga lista e borxheve

Faruk Mujka

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KALLXO.com ka bërë kërkesë për qasje në dokumentet publike në Komunën e Mitrovicës Jugore duke kërkuar listën e të gjitha bizneseve që u është shlyer borxhi ndaj komunës. KALLXO.com do të pres afatin ligjor për të parë nëse Faruk Mujku do të mbajë premtimin e dhënë dhe respektojë ligjin për qasje në dokumentet publike.

Artikulli

Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Mitrovicës së Jugut, nënkryetari Faruk Mujka, ka premtuar që do ta bëjnë transperente listën me të gjitha kompanitë të cilave u është shlyer borxhi në vlerë prej 1.5 milion euro ndaj Komunës.

“Është obligim ligjor të ofrojmë listën e plotë të kompanive që janë shlyer nga borxhi. Por gjithsesi që kjo listë do t’iu prezantohet juve në mënyrë që të jenë transparente të gjithë ato kompani që janë fshirë nga lista e borxheve”, ka potencuar Mujka.

Në raportin e auditimit të vitit 2018 thuhet se në vitin 2017 ishte bërë shlyerja e borxheve për taksat e ushtrimit të veprimtarisë së bizneseve në vlerë prej 1,587,196 euro (nga 3,270,000 euro në 1,682,804 euro).

Nënkryetari Mujka ka deklaruar se shumica e kompanive të cilave u është shlyer borxhi ndaj komunës kanë operuar në Mitrovicën e Veriut. Më tej ai ka thënë se që nga vitit 2013-2014, këto kompani nuk janë më pjesë e kësaj komune dhe si rrjedhojë e kësaj ata nuk kanë përgjegjësi për këto borxhe.

“Por edhe një herë dua ta shpjegoj që ka të bëj me shumicën e kompanive që kanë operuar në veri dhe të cilët deri në vitin 2013-2014 kanë qenë të evidentuara në Agjencinë Tatimore të Kosovës si një komunë, dhe pas këtij viti ata nuk kanë të bëjnë më me komunën tonë por ka mbetur vetëm si borxh andaj nuk na takon neve të merremi me këto borxhe”, ka thënë Mujka në debat.

Te gjetjet e Auditorit në raportin e vitit 2018, thuhet se çështja e shlyerjes së borxhit prej 1.5 milionë euro nuk ishte shqyrtuar në Kuvendin Komunal, as në vitin 2018 dhe nuk ishte shpalosur në Pasqyrat Financiare Vjetore.

Se kjo është shkelje e ka konfirmuar edhe nënkryetari Mujka.

“Normalisht shkelja jonë është ndoshta pse këtë çështje nuk e kemi adresuar në Kuvendin Komunal”, ka thënë ai.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka realizuar një analizë duke u bazuar në raportet e auditimit të Komunës së Mitrovicës së Jugut në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Mitrovicës së Jugut është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Analizën për Komunën e Mitrovicës së Jugut mund ta lexoni KËTU

Pas Komunës së Mitrovicës së Jugut, debatet sa i përket raporteve të auditimit do të mbahen edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Debati në Komunën e Mitrovicës së Jugut është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook.

Live: Debat për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në Komunën e Mitrovicës së Jugut

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 10 décembre 2019