array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Premtimi i pambajtur i Thaçit

Deklarata

Hashim Thaçi: Atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të jetë një mundësi e afirmimit të shtetit të Kosovës

 

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Me kos

Presidenti Hashim Thaçi nuk e kishte prioritet promovimin e Kosovës para shteteve që ende nuk e kanë njohur si shtet. Në të gjitha takimet që Thaçi ka pasur me liderët botërorë, duke përshirë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, thotë se ka folur për dialogun me Serbinë dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Në Parisë nuk kishte dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, por u fol për dialogun.

Artikulli

Rreth 3 javë para se të udhëtonte për në Paris, për të marrë pjesë në forumin e paqes, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaronte se në këtë kryeqytet evropian nuk do të ketë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Parisin dhe ftesën e presidentit francez Macron për të qenë prezent në mesin e liderëve botëror, Thaçi para 3 javëve e shihte si mundësi të promovimit të shtetit para liderëve që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Është një mundësi shumë e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës edhe për vendet dhe liderët që ende nuk e kanë njohur Kosovën, prandaj kjo mundësi duhet të shfrytëzohet dhe do të shfrytëzohet maksimalisht”, deklaronte Thaçi më 26 tetor në Prishtinë.

“Atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të jetë një mundësi e afirmimit të shtetit të Kosovës”, vazhdon deklarata e Thaçit po atë ditë në Prishtinë.

Kur kanë kaluar dy ditë prej kthimit të tij nga Parisi, e vetmja temë për të cilin presidenti Thaçi ka shkruar në rrjetet e tij sociale, Facebook e Twitter ka qenë dialogu me Serbinë.

Ai nuk e ka përmendur asnjëherë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete që ende se kanë bërë këtë.

Edhe pse Thaçi deklaronte se në Paris nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi, megjithatë nga 10 shkrime të publikuara në profilin e tij në Facebook gjatë qëndrimit në Paris, në datat 9-12 nëntor, në shumicën prej tyre, Thaçi ka folur ekskluzivisht vetëm për dialogun me Serbinë.

Përveç me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Thaçi nga njoftimet që i ka dhënë vet, nuk e ka takuar asnjë lider tjetër nga shtetet që se kanë njohur ende Kosovën.

Edhe pse e takoi njërin prej kundërshtuesve më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, Thaçi nuk e bëri atë që e kishte thënë në Prishtinë, të paktën nuk e ka përmendur në njoftimin e tij.

Në rrëfimin e tij në Facebook për takimin me presidentin Putin, Thaçi nuk e përmend që ka folur për pavarësinë e Kosovës. Ajo që kishte dhënë se do të shfrytëzohej maksimalisht, nuk ndodhi.

Takimet tjera që Thaçi i ka bërë publike janë me liderë të shteteve të para që e kanë njohur Kosovën.

Ai kishte zhvilluar takime me liderët e Amerikës, Gjermanisë, Francës e Turqisë.

Kosova përveç dialogut me Serbinë, ka edhe sfida tjera përpara. Kosova është i vetmi shtet në Evropë, ku qytetarët e saj nuk lëvizin lirshëm brenda kontinentit.

Kosova ende nuk njihet prej 5 vendeve të Bashkimit Evropian, fakt ky që sipas njohësve të politikës së jashtme është pengesa më e madhe në rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova është në prag të votimit për anëtarësim në Interpol. Herën e kaluar Qeveria e Kosovës kishte tërhequr aplikimin për shkak se nuk kishte pasur votat e mjaftueshme.

Kosova po ballafaqohet me sfidën e tërheqjes së njohjeve nga shtetet që tashmë e kanë njohur Kosovën. Edhe pse zyrtarët shtetëror të Kosovës nuk e kanë pranuar këtë fakt, diplomatët e huaj në Kosovë e kanë bërë të kundërtën.

Ambasadori i Britanisë së madhe e ka konfirmuar se janë disa shtete që kanë tërhequr njohjen.

https://kallxo.com/ambasadori-britanik-thote-se-disa-vende-e-kane-terhequr-njohjen-per-kosoven-mpj-e-mohon/?fbclid=IëAR2_9IbJmNAZbcXSAzegëElxI99y21GqHjlpaPjX7d_hR0lidHnëLRVuRaë