array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimi i Kurtit për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave

Deklarata

Albin Kurti (04.02.2021) – “Nuk do të shkojmë përtej numrit të ministrive që i kemi pasur në pranverën e vitit 2020, atëherë i kemi pasur 15 ministri, do të synojmë më pak por jo më shumë. Nuk do të kemi më shumë se 2 zëvendësministra për ministri”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimit nga Albin Kurti nuk lidhje me numrin e ministrave dhe zëvendësministrave nëse ai do ta marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Artikulli

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ekipin e tij mbrëmë në #DebatPernime shpalosën ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Kurti ka treguar se sa zëvendësministra e ministra do t’i këtë qeverisja e tij nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet.

“Nuk do të shkojmë përtej numrit të ministrive që i kemi pasur në pranverën e vitit 2020, atëherë i kemi pasur 15 ministri, do të synojmë më pak por jo më shumë. Nuk do të kemi më shumë se 2 zëvendësministra për ministri”, ka deklaruar Kurti në #DebatPernime.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në #Debat Pernime, më 26 shtator 2019 kishte shpalosur planin e tij qeverisës për zgjedhjet e 6 tetorit, duke deklaruar se qeveria e udhëhequr nga ai, do të zvogëlonte numrin e ministrive nga 21 në 12.

“Imagjinojeni këtë situatë, nëse i shtoj vetëm edhe dy njerëz të tjerë duke drejtuar gishtin drejt ekipit prej dhjetë vetash, kjo është në fakt qeveria ime, dhe qeveria ime do të ketë vetëm 12 ministri”, kishte thënë Albin Kurti.

E më 30 nëntor, Lëvizja Vetëvendosje, pas një takimi të mbajtur me LDK-në kishin lëshuar një komunikatë të përbashkët ku edhe ishin zotuar për 12 ministri.

Por ky premtim nuk ishte mbajtur, më 2 shkurt 2020, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), arritën marrëveshjen për koalicion me ç’rast edhe njoftuan se numri i ministrive nuk do të ishte 12 ashtu siç ishte premtuar por do të ishte 15.

Në debatin e mbrëmshëm, pjesë e “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës përveç Albin Kurtit ishin edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari dhe Rozeta Hajdari.

Në një debat që zgjati më shumë se 2 orë, Albin Kurti dhe ekipi i tij shpalosën planet për luftimin e korrupsionit, depolitizimin e ndërmarrjeve publike, sundimin e ligjit, vetingun në gjyqësor, programin për shëndetësinë, politikat sociale dhe tema të tjera.