array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Premtimet e partive për vetingun në gjyqësor

Deklarata

AAK: Verifikimi duhet të jetë mandator

LDK: Vetingu përfundon brenda 3 viteve

LVV: Vetingu përfundon brenda mandatit

AAK, LDK, LVV

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimeve nga partitë të cilat do të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në lidhje me vetingun në gjyqësor.

Artikulli

Kandidatët për deputetë të AAK-së, LDK-së dhe LVV-së debatuan për sundimin e ligjit në “DebatPernime”.

Selim Selimi (AAK), Shkëmb Manaj dhe Valdet Hoxha (LDK), Adnan Rrustemi dhe Doarsa Kica (LVV) shpalosën programin e tyre për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Njëra ndër temat për të cilën u dhanë premtime konkrete ishte edhe vetingu në gjyqësor.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se vetingu duhet të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm.

“Duhet të jetë një veting i përhershëm dhe i qëndrueshëm. Verifikimi duhet të jetë mandator. Mekanizëm që e bën verifikimin e detyrueshëm, të përhershëm dhe të qëndrueshëm. E përkrahim skenarin e përzier të vetingut. Ne mendojmë që mund të bëhet dhe nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Selimi.

Nëse LDK vjen në pushtet, ish-deputeti dhe kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Shkëmb Manaj tha se brenda 3 viteve do të përfundojë vetingu.

“Brenda 3 muajve do ta procesojmë ligjin, brenda 3 viteve do ta përfundojmë vetingun dhe më pas t’i fuqizojmë mekanizmat e brendshme”, ka thënë Manaj.

Manaj shtoi se vetingu duhet të ndodhë në drejtësi dhe siguri.

“Duhet të përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese. KPK, KGJK duhet të përfshihen në procesin e vetingut”, potencoi Manaj.

Ndërsa kandidati për deputet nga LVV, Adnan Rrustemi tha se LVV do ta përfundojë procesin e vetingut brenda mandatit.

“Vetingu do të bëhet përmes Ligjit për vetingun. Duhet të fillojë me KPK-në, KGjK-së, kryetarët e gjykatave, Policinë, AKI-në, intelegjencën financiare. Vetingu do të bëhet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë. Brenda vitit të parë miratohet ligji dhe zgjidhet trupa pra komisionarët e vetingut. Brenda mandatit kryhet vetingu”, përfundoi Rrustemi.

Ftesa për të qenë pjesë e debatit ka qenë edhe për PDK-në dhe Nismën Socialdemokrate por ata kanë refuzuar të vijnë në debat dhe të shpalosin programet e tyre qeverisëse.

Cikli i “DebatPernime” i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Debati do të transmetohet çdo mbrëmje me fillim prej orës 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.