array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Premtimet e grave të legjislaturës së re

Deklarata

Udhëheqëset e legjislaturës së shtatë

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Artikulli

Shtatë gra në pozita udhëheqëse në legjislaturën e re kanë dhënë premtime në lidhje atë se çfarë pretendojnë të realizojnë në mandatin 4 vjeçar.

Kryetarja e Parlamentin me nënkryetaren dhe 5 ministre të qeverisë Kurti ishin pjesë e emisionit “Jeta në Kosovë” ku folën për zotimet e tyre në pozitat që i kanë.

Vjosa Osmani, Kryetare  e Kuvendit, u zotua kryesisht për ruajtjen e demokracisë parlamentare.

“Do të sigurohemi që më në fund në Republikën e Kosovës të kemi demokraci parlamentare. Ministrat le të përgatiten për çdo javë. Ne kemi dakordim që çdo të enjte të kemi seanca. Premtin tjetër është avancimi i çështjeve që kanë të bëjnë me barazinë e grave në shoqëri. Premtimi i tretë janë ligjet kualitative”, tha ajo.

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë e konsideroi sfidë kryesore vetingun në sistemin e drejtësisë.

“Zotohem që do të jem në shërbim të Kuvendit. Ne kemi pajtim për realizimin e vetingut, do të jetë njëri prej proceseve më sfiduese. Nuk duhet të shihet si proces hakmarrës”, tha Haxhiu.

Në anën tjetër, Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, u zotua për ndërtimin e tre objekteve me rëndësi në fushën që e udhëheq.

“Unë zotohem që programin do ta zbatojmë. Unë besoj që qyteti ka nevojë për teatrin e operës dhe baletit, besoj që më në fund kjo do të realizohet. Unë po premtoj me fillu ndërtimi. E kemi edhe muzeun bashkëkohor i arteve që synojmë ta kryejmë. E kemi edhe stadiumin e madh.”

Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit tha se nuk do të bëjë presion politik tek organet e pavarura në arsim dhe do të bashkëpunojë me sindikatat.

“Informata që mori nga stafi udhëheqës është që për 13 muaj nuk i ka takuar askush. Problemet aty janë të shtresume. Duke fillu më përjashtimin nga EQAR, ENQA. Rezultatet e testit PISA, çantat e randa. Duhet konsensus nacional për reforma në arsim. Problemet janë të shumta. Një nga premtimet e mija është që të gjithë akterët në arsim ti konsiderojë partnerë., Nuk do të ketë letra nga Ministria për të licensu këtë apo atë kolegj”, tha Bajrami.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi e cila vjen nga komuniteti boshnjak pati premtime për kontroll të pushteteve lokale

“Betohem para të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa marrë parasysh etninë dhe religjionin që kanë se do ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren e Administrin e Pushtetit Lokal se do të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi edhe më të madhe nga 38 kryetarët e komunave disa nga të cilët tashmë janë bërë si sulltanë në komuna të caktuara. Do të shikojë mënyrën se si janë privatizuar dhe shfrytëzuar pronat shoqërore”, tha Rexhepi.

Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë premtoi vetëm konkretizim të planprogramit të qeverisjes.

“Duke pasë parasyh që kemi në profolio punësimin e të rinjve. Ne duhet ta konkretizojmë si planveprim dhe duhet të zbërthejmë në hapa konkret”, tha Hajdari.

Në fund, Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci kërkoi kthimin e dinjitetit të Kuvendit.

“Përgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve dhe kthimin e dinjitetit të Kuvendit. Në mandatin tonë do të jetë edhe monitorimi i ekzekutivit. Duhet ta hapim Kuvendit ta bëjmë më të hapur për qytetarët”, tha Nagavci.

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka arritur që të ketë 30 për qind gra në udhëheqje. Ndërsa në total kjo legjislaturë shënon numrin më të madh të grave në udhëheqje.

Shtatë gratë në udhëheqje të legjislaturës së shtatë ishin pjesë e diskutimit në emisionin e sotëm.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: