array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Postimi i rremë rreth premtimit të LDK për të posalindurit 

Deklarata

“Fëmijëve të posalindur ju garantojë një vit ndrrimin e Pampersave”

Vlerësimi

Me kos

Është i rremë mbishkrimi: “Fëmijëve të posalindur ju garantojë një vit ndrrimin e Pampersave”- i vendosur mbi fotografinë e kandidatit për Kryeministër nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku nuk e ka dhënë ndonjë deklaratë të tillë. Kandidati për Kryeministër, Abidixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e fëmijëve në vitin e parë të lindjes së tyre. 

Artikulli

Më 22.10.2024, faqja në Facebook Jam Dardan (arkiva) ka publikuar një fotografi të kandidatit për Kryeministër nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku, me mbishkrimin “Lubomir Arpagjiku me pampersa t’fëmijve e paska siguru ardhjen n’pushtet!”.

Mbi fotografi është vendosur mbishkrimi që pretendohet se është thënë nga kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku: “Fëmijëve të posalindur ju garantojë një vit ndrrimin e Pampersave”.

Krypometër ka kërkuar fillimisht në internet përmes citatit të vendosur në këtë postim, mirëpo nuk ka gjetur ndonjë informacion që Abdixhiku ka thënë një gjë të tillë. 

Tutje, Krypometër e ka analizuar Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (arkiva), me të cilin është duke garuar në Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 09.02.2025.

Në këtë Program, LDK ka paraparë 30 milionë euro për pakon “Skema e Mbështetjes Thelbësore për të Porsalindurin”.

Kjo parti ka premtuar se do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet të fëmijëve në vitin e parë të lindjes së tyre.

“Duke ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse gjatë kësaj faze, Lidhja Demokratike e Kosovës synon të sigurojë që viti i parë i çdo foshnje të shënohet me rehati, siguri dhe gëzim. Kjo politikë nuk ka të bëjë thjeshtë me ndihmën ekonomike, por me prioritizimin e mirëqenies së qytetarëve tanë më të rinj. Ajo u dërgon një sinjal të fortë prindërve se shteti qëndron me ta, krah për krah, ndërsa ata lundrojnë në sfidat dhe gëzimet e prindërimit.”- shkruan në Programin e LDK.

Ndërsa për prindërit që do kenë fëmijën e tretë kjo parti në Programin e saj ka paraparë 5 mijë euro në “Paketa Financiare për Fëmijën e Tretë”.

“Një grant prej 5000 eurosh për çdo fëmijë të tretë nuk është thjeshtë një përfitim monetar, por një deklaratë. Ai tregon një prioritet kombëtar dhe një vlerë shoqërore që u vendoset familjeve, veçanërisht atyre që aspirojnë të rriten.”- thuhet në Programin e kësaj partie.

Me Dekret të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Në këto zgjedhje, kandidatë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër aktual, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. 

Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote këto Zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Në Zgjedhjet parlamentare do të garojnë 28 subjekte politike. Prej tyre 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ky është procesi i parë i rregullt zgjedhor në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.