array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(7) "?level="
  }
}

Postimi i rremë për mos-pranim të rezultatit të zgjedhjeve nga opozita 

Deklarata

Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se. Te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Postimi “Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se. Te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që partisë Lista Serbe po i mungojnë partitë opozitare. Partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK) e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke përfshirë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021.

Artikulli

Më 19 maj 2023  faqja “Pelqeje faqen nese e perkrahe Albin Kurtin per kryeminister” ka postuar një fotografi të partisë Lista Serbe më mbishkrim “Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se. Te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021”.

Ky postim në këtë grup ka marrë 36 reagime, 20 komente dhe 3 shpërndarje. Në postim është thënë se “Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se”, mirëpo nuk ka paraqitur asnjë qëndrim apo deklarim nga zyrtarët e kësaj partie për të mbështetur këtë konstatim.

Përveç kësaj, në postim është thënë se “te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021” por nuk është dhënë asnjë dëshmi për këtë.

Partitë opozitare në Kosovë si PDK, LDK dhe AAK i kanë pranu rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt 2021. Këto parti po e bëjnë opozitën ndaj qeverisë Kurti dhe deri më tani asnjë nga këto nuk ka deklaruar se nuk e njeh Albin Kurtin për kryeministër.