array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Postimi i rremë për donacionin e armëve nga SHBA-ja

Deklarata

“Shtetet e Bashkuara të Amerikes i kanë dhuruar Kosovës 7 dron të ri ushtarak, ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi se ata do jenë tejik për organet e sigurisë dhe ligjit për të luftuar veprimtarite kriminale”

Faqe në internet

Vlerësimi

Me kos

Informacioni “Shtetet e Bashkuara të Amerikes i kanë dhuruar Kosovës 7 dron të ri ushtarak, ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi se ata do jenë tejik për organet e sigurisë dhe ligjit për të luftuar veprimtarite kriminale”- është i rremë. Ministria e Mbrojtjes nuk i ka pranuar donacion 7 dronë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Informacioni i publikuar së fundmi është i vjetër dhe ka të bëjë me donacionin që SHBA-ja ia kishte bërë Policisë së Kosovës.

Artikulli

Më 13.09.2024 një faqe në emrin Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në rrjetin social Facebook ka publikuar një video (arkiva & arkiva & arkiva) të disa tankeve ushtarake me përshkrimin “Donacioni nga Amerika arrin në Kosovë, Dronët më të fuqishëm në botë”.

Brenda videos dëgjohet narracioni në të cilin thuhet “Shtetet e Bashkuara të Amerikes i kanë dhuruar Kosovës 7 dron të ri ushtarak, ambasadori amerikan në Prishtinë deklaroi se ata do jenë tejik për organet e sigurisë dhe ligjit për të luftuar veprimtaritë kriminale”.

Video ka marrë 9,100 reagime, 648 shpërndarje dhe 452 komente.

Krypometër ka gjetur se ky lajm është marrë nga donacioni që i ishte bërë Policisë së Kosovës në tetor të vitit 2023.

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me Vëllazërim Qerimin, zëdhënës i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se postimi është i rremë.

“As videot e as pjesëtarët nuk janë të FSK-së”- deklaroi Qerimi.

Krypometër ka kontrolluar faqen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, mirëpo as aty nuk është asnjë njoftim apo lajm që Kosova ka pranuar 7 dronë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se informacioni se SHBA i kanë dhuru FSK-së 7 dronë është i rremë.

“Kjo video dhe ky lajm është i manipuluar, dhe nuk pasqyron informacion të vërtetë”- ka thënë Kryeziu.

Krypometër ka kontrolluar edhe ueb-faqen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. As aty nuk ka asnjë njoftim për dhurimin e 7 dronëve për Kosovën.

Donacioni i fundit që ka pranuar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nga Turqia më 21.08.2024.

“Dje [20.08.2024] zyrtarisht është pranuar vendimi i Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë, donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. 

“Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.