array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Postimi i rremë në emër të rrjetit të marketeve 

Deklarata

Përshëndetje të gjithëve, Për të festuar ditëlindjen e @spar, të gjithë ata që shkruajnë “Urime” në FAQEN tonë deri më 15 korrik 2024 do të marrin dhurata ekskluzive në formën e çanta, celularë, para dhe kupona speciale. Paç fat

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Postimi i bërë në emër të rrjetit të marketeve SPAR Albania që thotë “Përshëndetje të gjithëve, Për të festuar ditëlindjen e @spar, të gjithë ata që shkruajnë “Urime” në FAQEN tonë deri më 15 korrik 2024 do të marrin dhurata ekskluzive në formën e çanta, celularë, para dhe kupona speciale. Paç fat” është i rremë. Përfaqësues të rrjetit të marketeve SPAR Albania kanë thënë se faqja nuk menaxhohet nga ta dhe se postimi është i rremë dhe është bërë me qëllim të mashtrimit të qytetarëve. Postimi që kërkon nga qytetarët të komentojnë me fjalën “Urime” për të hyrë në garë për një dhurat ka marrë 2 mijë komente dhe është shpërndarë 488 herë. 

Artikulli

Më 08.07.2024, faqja e Facebook-ut 𝙎𝙋𝘼𝙍 albania (arkiva 1, 2 dhe 3) ka publikuar një postim në të cilin pretendon se do të dhurojnë disa dhurata për qytetarët që shkruajnë “Urime” në postimin e bërë.

“Përshëndetje të gjithëve, Për të festuar ditëlindjen e @spar, të gjithë ata që shkruajnë “Urime” në FAQEN tonë deri më 15 korrik 2024 do të marrin dhurata ekskluzive në formën e çanta, celularë, para dhe kupona speciale. Paç fat”- thuhet në këtë postim.

Krypometër fillimisht ka analizuar të dhënat që posedon faqja. Ajo posedon 336 pëlqime dhe 482 ndjekës por tek kategoria kontakti dhe informacionet bazë rreth faqes nuk është vendosur ndonjë detaj si lokacioni, numri kontaktues apo ndonjë adresë elektronike. Faqja është krijuar më 08.07.2024, pra në ditën që është bërë postimi, i cili deri më 12:07.2024 është shpërndarë 488 herë dhe ka marrë 2 mijë komente. 

Më pas, Krypometër ka kontaktuar me kompaninë “SPAR Albania” për të kërkuar një sqarim për postimin që po qarkullon në rrjet.

Menaxherja e Marketingut në SPAR Albania, Redona Kalaja, ka thënë se kanë hasur me këtë problematikë kur faqe të rreme përdorin emrin e kompanisë së tyre për të mashtruar qytetarët. 

Kalaja konfirmon se faqja që e ka publikuar këtë postim për gjoja lojë shpërblyese nuk është faqe zyrtare, por imitim.

“Faleminderit që na lejoni mundësinë që të shprehemi edhe publikisht pranë medias suaj për këtë problematikë kur faqe të rreme përdorin emrin e kompanisë sonë për të mashtruar. Faqja jonë zyrtare në facebook është https://www.facebook.com/sparalbania dhe në instagram është https://www.instagram.com/spar_albania/. Të tjerat nuk janë faqe tonat dhe ne përditë denoncojmë zyrtarisht faqe të tilla. Fatkeqësisht, nga momenti që ne bëjmë denoncimin deri në mbylljen e tyre ka shumë qytetarë që mund të bien pre”- është shprehur ajo për Krypometër.

Kalaja ka këshilluar qytetarët që para se të ndërveprojnë me faqe të tilla në rrjete sociale, të sigurohen se janë faqe zyrtare të kompanisë.

“Ne i ftojmë qytetarët që para se të ndërveprojnë me faqe të ndryshme në rrjetet sociale të sigurohen që janë faqet zyrtare. Kjo mund të bëhet duke i kushtuar pak vëmendje postimeve të mëparshme, nëse ka pak postime me shume gjasa është faqe e rreme. Gjithashtu kur marrin SMS nga dërgues të çuditshëm, duhet te alarmohen. Tek emri i dërguesit ne shkruajmë gjithmonë emrin SPAR pikërisht që klientët tanë të jenë sa më të qartë dhe të sigurtë që informacioni i dërguar vjen nga një burim zyrtar”- ka thënë Kalaja.

Në shtator të vitit 2022, faqja zyrtare e SPAR Albania u kishte bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga faqet e rreme që kërkojnë të dhëna personale të klientëve, duke i premtuar në këmbim shpërblime monetare dhe dhurata.