array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Postimi i rremë në emër të boksierit Florian Marku 

Deklarata

Do të bëj dhuratë surprizë për 350 personat e parë që më përshëndesin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Video e publikuar në Facebook me pershkrimin “Do të bëj dhuratë surprizë për 350 personat e parë që më përshëndesin” është e rreme. Faqja që e ka shpërndarë këtë video nuk është e boksierit Florian Marku, pasi emri i faqes është “Florian Mark”. Boksieri ka një faqe në Facebook të verifikuar. Boksieri Florian Marku nuk ka bërë ndonjë fushatë për të shpërndarë dhurata për ndjekësit e tij në Facebook.

Artikulli

Më 9 janar 2023 një faqe në Facebook në emër të boksierit “Florian Mark” ka shpërndarë një video me përshkrimin “Do të bëj dhuratë surprizë për 350 personat e parë që më përshëndesin”.

Posti me përshkrimin “Do të bëj dhuratë surprizë për 350 personat e parë që më përshëndesin” ka  marrë 1,200 komente.

Video është ndarë në dy pjesë: në njërën anë është video në të cilën shihet Florian Marku duke folur, ndërsa në anën tjetër është një makinë duke numëruar para.

Faqja që e ka shpërndarë këtë video nuk është e boksierit Florian Marku, pasi emri i faqes është “Florian Mark”. Boksieri ka një faqe në Facebook të verifikuar

Në faqen e verifikuar të boksierit nuk ka asnjë postim apo fushatë për të ndarë dhurata për ndjekësit e tij në Facebook.

Në video nuk flitet për ndonjë dhuratë befasuese për fansat. E njëjta video në emrin e Florian Markut është publikuar edhe më 30 gusht të vitit 2022.