array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë në emër të Albin Kurtit

Deklarata

Cka me bo more, ka mja nis? Me nshu bajrakun? A me t’ja fut me rrejt hala

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Kryeministri Albin Kurti nuk ka thënë “Cka me bo more, ka mja nis? Me nshu bajrakun? A me t’ja fut me rrejt hala”. Ky citat që është vendosur mbi fotografinë e kryeministrit Kurti është i rremë. 

Artikulli

Më 16 janar 2023 faqja e internetit KosovaLajm.net ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti me përshkrim “Albin Kurti: Cka me bo more, ka mja nis? Me nshu bajrakun? A me t’ja fut me rrejt hala”, duke shtuar edhe cështjet aktuale si ‘Zajednica’, “rritja e çmimeve” “Martin Berishaj” “dëshmitë për Astrit Deharin”.

Ky ilustrim i publikuar në këtë faqe ka marrë 125 komente dhe 32 shpërndarje.

Citati që i është referuar kryeministrit Albin Kurti është i rremë. Kurti nuk e ka thënë një gjë të tillë, siç proklamohet në këtë ilustrim.