array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postim i rremë për aeroplanin luftarak në aeroportin ‘Adem Jashari’

Deklarata

Më në fund qa po ju duket kjo njerëz

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video në të cilën shihet një aeroplan në Aeroportin “Adem Jashari” me mbishkrimin “më në fund qa po ju duket kjo njerëz” është e manipuluar. Video nuk është realizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK nuk posedon një aeroplan të tillë, siç shihet në këtë video.

Artikulli

Më 30 janar 2024 në grupin në Facebook “Sanxhaku i Nishit – Medvegja, Bujanoci e Presheva” është publikuar një video në të cilën shihet një aeroplan ushtarak e në prapavijë shihet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, derisa është përshkruar “Më në fund qa po ju duket kjo njerëz”.

E njëjta video është publikuar edhe në faqen në TikTok si dhe është shpërndarë në Youtube më 17 janar 2024.

Për të verifikuar këtë video, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara. Ajo ka thënë se video është e manipuluar, pasi video nuk është realizuar në Aeroportin “Adem Jashari”.

“Kjo video është e rreme”- u përgjigj Gara.

Krypometër ka kontaktuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për të parë nëse Kosova ka blerë apo marrë si donacion një aeroplan të tillë. 

Maqedonci për Krypometër ka sqaruar se Ushtria e Kosovës nuk ka një aeroplan të tillë.

“Nga dukja në këtë video, ky është një Aeroplan F16 i ushtrisë Amerikane, të cilin ne nuk e kemi”- ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. 

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës i kishte miratuar tri ligjet të cilat kanë mundësuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës

Emri i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është ndryshuar, mirëpo këto tri ligje i japin FSK-së kapacitete ushtarake gjatë një procesi transformimi brenda disa viteve.

Procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosura të Kosovës nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore për ta ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet, deri në vitin 2028.

Sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, detajet e të cilit nuk janë publike, disa nga përgjegjësitë e reja të FSK-së do të përfshinin ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

FSK-ja aktualisht, ka rreth 2,500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7,500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë e rezervistë.

FSK-ja ka pranuar armatime të ndryshme si donacion nga shtetet që janë pjesë e NATO-së dhe këto donacione i ka bërë publike.