array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Portalet bien pre e faqes satirike, publikojnë foton e montuar si lajm të vërtetë

Deklarata

Instalacioni që kushtoi 8 mijë euro prishet

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

KALLXO.com ka vizituar vendin ku ndodhet ky instalacion dhe përmes fotografive dëshmohet se nuk është prishur dhe funksionon shumë mirë. Foto është e montuar. Faqja ‘CoolnFresh Magazine’ qëllimisht e ka montuar fotografinë, duke hequr disa shkronja, duke ia humbur kuptimin instalacionit ‘Mirë se vini në Prishtinë’. Kjo faqe satirike nuk ka thënë se ndriçimi është dëmtuar, por vetëm ka pyetur “Per sa dite?”.

Artikulli

Një faqe satirike në rrjetin social ‘Facebook’, ka shpërndarë një fotografi në lidhje me projektin e komunës së Prishtinës, tek rrethrrotullimi në lagjen ‘Lakrishte’ të instalacionit  ‘Mirë se vini në Prishtinë’.

Faqja ‘CoolnFresh Magazine’ qëllimisht e ka montuar fotografinë, duke hequr disa shkronja, duke ia humbur kuptimin instalacionit ‘Mirë se vini në Prishtinë’. Kjo faqe satirike nuk ka thënë se ndriçimi është dëmtuar, por vetëm ka pyetur “Per sa dite?”.

 

Por, shumë portale pa asnjë verifikim kanë shkuar një hap më tutje duke ardh në përfundim se dëmtimi tashmë ka ndodh edhe pse atë nuk e kishte thënë as faqja satirike.

Portalet e kanë shpërnda fotografin dhe duke shkruar lajm se ‘projekti 8 mijë eurosh i komunës së Prishtinës është prishur’.

Portalet si ‘Arbresh.info’, ‘Periskopi’ , ‘Infokus’, ‘Mitropol’, ‘Kosovarja’ shkruar lajme duke pretenduar se është prishur instalacioni.

KALLXO.com ka vizituar vendin ku ndodhet ky instalacion dhe përmes fotografive dëshmohet se nuk është prishur dhe funksionon shumë mirë.

Fotografia është bërë me datë 29 nëntor në ora 16:10

Përvec kësaj, edhe foto shihet që është e montuar.