array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Planet e Qeverisë Kurti për shëndetësinë

Deklarata

Do të jemi qeveri për Shëndetësi. Qasja në shëndetësi publike cilësore është e drejtë që nuk mund të i mohohet asnjë qytetari, pavarësisht se prej nga vjen e sa fiton.

Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri do të vazhdojë të monitorojë punën dhe vendimet në shëndetësi të qeverisë Kurti e në veçanti të Ministrisë së Shëndetësisë. Do të shikohet secili nga 5 premtimet kryesore të dhëna nga Qeveria Kurti për shëndetësinë.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës në foltoren e Kuvendit, në ditën kur është u votuar si kryeministër ka prezantuar programin e Qeverisë së tij.

Përveç shumë premtimeve në sektore të ndryshme, ai ka premtuar se Qeveria Kurti do të jetë qeveri për shëndetësinë.

Kurti ka premtuar se do ta rrisë buxhetin e shëndetësisë në 50 milionë për blerjen e pajisjeve mjekësore si dhe do ta rrisë buxhetin për të siguruar furnizim 100% me barna esenciale.

Kryeministri Kurti në shpalosjen e planit qeverisës, ka premtuar se do ta bëjë funksional Fondin e Sigurimeve Shëndetësore brenda dy viteve të qeverisjes.

Sipas Kurtit, në qeverisjen e tij do të themelohet Instituti për Nënën dhe Fëmijën dhe Instituti për Kardiologji dhe sëmundje Kardiovaskulare.

“Do të jemi qeveri për Shëndetësi. Qasja në shëndetësi publike cilësore është e drejtë që nuk mund të i mohohet asnjë qytetari, pavarësisht se prej nga vjen e sa fiton, prandaj:

  1. Do të rritet buxheti për të siguruar furnizimin 100% me barna nga lista esenciale e barnave.
  2. Do të rritet buxheti në 50 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për modernizimin e klinikave për të ofruar shërbimeve cilësore.
  3. Dhe, pas shumë viteve pritjeje e ankthi, qeveria do të bëjë funksionalë Fondin brenda dy viteve të para të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve teknike të Fondit dhe funksionalizmin e Sistemit Informativ shëndetësor, si kusht kryesor për fillimin e punës së Fondit.
  4. Në konsultim me profesionistët shëndetësorë do të themelohet Instituti për Nënën dhe Fëmijën, ku do të hyjnë të gjitha klinikat që lidhen me nënën dhe fëmijën dhe Instituti për Kardiologji dhe sëmundje Kardiovaskulare”, kishte deklaruar Kurti në seancën plenare të 3 shkurtit.

Funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore e patën premtuar edhe qeveritë e kaluara, por deri më tash ky fond nuk është funksionalizuar ende.