array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Planet e Qeverisë Kurti për ambientin

Deklarata

Do të jemi qeveri për ruajtjen e Ambientit. Zhvillimi jonë ekonomik nuk mund të bëhet në dëm të resurseve tona dhe në dëm të qytetarëve. Politikat tona duhet të mbështesin një ekonomi qarkore

Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri do të vazhdojë të monitorojë punën dhe vendimet në fushën e ambientit të qeverisë Kurti e në veçanti të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit. Do të shikohet secili premtim i dhënë nga Qeveria Kurti për ambientin.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës në foltoren e Kuvendit, në ditën kur është u votuar si kryeministër ka prezantuar programin e Qeverisë së tij.

Përveç shumë premtimeve në sektore të ndryshme, ai ka premtuar se Qeveria Kurti do të jetë qeveri për ruajtjen e ambientin.

Kurti në foltore ka premtuar se zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk duhet të bëhet në dëm të qytetarëve dhe në dëm të resurseve natyrore.

Ai më tej ka thënë se Qeveria Kurti do të ndalë shpyllëzimin dhe do të bëjë pyllëzim të vazhdueshëm.

Kurti ka premtuar se do të ruajnë resurset ujore ndërsa do të bëjnë edhe trajtimin e ajrit të ndotur dhe ujërave të zeza e se do të investojnë në menaxhimin e mbeturinave.

“Do të jemi qeveri për ruajtjen e Ambientit. (Zhvillimi jonë ekonomik nuk mund të bëhet në dëm të resurseve tona dhe në dëm të qytetarëve. Politikat tona duhet të mbështesin një ekonomi qarkore)

  1. Prioritet i veçantë do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur, ruajtja e pyjeve nga degradimi dhe investimet për gjelbërim e ripyllëzim.
  2. Do të sigurohemi që kemi shfrytëzim racional të pyjeve krahas pyllëzimit të vazhdueshëm.
  3. Do të mbrojmë burimet ujore. Në Kosovë sot, ajri shihet e uji s’ pihet. Dikur njerëzit kanë pirë ujin e lumenjve direkt, sot nuk munden as të lahen. Bagëtia nuk e pinë më ujin e lumenjve në Kosovë. Duhet ta pastrojmë Kosovën.
  4. Do të përfundohen projektet për trajtimin e ujërave e të zeza dhe do të investojmë në menaxhimin e mbeturinave në mënyrë që mos të kemi deponi të hapura që e rrezikojnë jetën e qytetarëve”, kishte deklaruar Kurti në seancën plenare të 3 shkurtit.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Menaxhimi i Ndotjes së Ajrit në Kosovë, i cili shqyrton natyrën dhe nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë. Raporti tregon se sa rëndohen ekonomitë familjare që lidhen me ndikimet që ka ajri i ndotur në shëndet. Gjithashtu në raport jepen edhe rekomandime për uljen e nivelit të ndotjes.

Sipas raportit, nivele të tilla të ndotjes së ajrit janë të pasigurta për popullatën e Kosovës dhe shkaktojnë ndikime të dëmshme në shëndet.

Raporti po ashtu, Prishtinën e vë përballë qyteteve si Pekini, Mumbai dhe New Delhi.

Ky raport është një në një seri prej tre raporteve për menaxhimin e cilësisë së ajrit (AQM) në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut. Ai gjithashtu analizon rolet e burimeve të ndryshme të emetimeve PM2.5 mbi cilësinë e ajrit të ambientit në Kosovë në një nivel kombëtar. Kuadri institucional dhe i politikave për AQM në vendi ekzaminohet, përfshirë kontributet e institucioneve të tjera të zhvillimit në përkrahjen e Kosovës në adresimi i ndotjes së ajrit.

Nivele të tilla të ndotjes së ajrit janë të pasigurta për popullatën e Kosovës prej 1.9 milion dhe shkaktojnë ndikime shëndetësore të dëmshme.

Ekspozimi ndaj thërrmijave me madhësi 2.5 është veçanërisht i rrezikshëm për shëndetin e njeriut sepse këto grimca e gjejnë rrugën e tyre thellë në mushkëri dhe në rrjedhën e gjakut që sjell sëmundje dhe vdekje. Si pasojë, ato mund të shkaktojnë efekte serioze shëndetësore siç janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, bronhitis, kancer të mushkërive, sëmundje të zemrës (IHD), goditje në tru si dhe sëmundje pulmonare obstruktive (COPD).