array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pështjellimet e Behgjet Pacollit për karantinimin në konvikt

Deklarata

A e kuptoni ju se unë asnjëherë nuk kam fol dhe nuk jam shpreh kundër shkuarjes time në konvikt. Asnjëherë… Unë i nënshtrohem të gjitha masave të ndërmarra… Nuk lejoj të ketë përparësi apo përjashtim për mua

Behgjet Pacolli

Vlerësimi

Me kos

Pacolli nuk ka deklaruar se nuk do të shkojë një Qendrën e Konvikte të shndërruar në karantinë, mirëpo e kishte kundërshtuar idenë që ai duhet të vetëizolohet atje. Madje, ai e kishte akuzuar qeverinë Kurti për trajtim të pabarabartë të qytetarëve duke e marrë krahasimin me policët polak të Eulex që ishin lejuar që të vetëizolohen në kampin e tyre. Ai ju kishte drejtuar shefes së EULEX-it me fjalët “Pse stafi juaj duhet të trajtohet ndryshe nga qytetarët e Kosovës”?

Pacolli ka kërkuar që të ketë trajtim ndryshe prej qytetarëve të tjerë, meqë kishte thënë se po kthehet me marrë pjesë në Kuvend. Seanca ishte paralajmëruar për datën 2 maj, pra pa kaluar 14 ditë nga hyrja e Pacollit në Kosovë.

Artikulli

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka ndryshuar fjalët sa i përket karantinimit të tij në konvikt të Qendrës së Studentëve, pas kthimit nga Zvicra.

Ai fillimisht kishte kundërshtuar vendosjen e tij në këtë qendër të shndërruar në karantinë, ndërsa së fundmi ka deklaruar se asnjëherë nuk është shprehur kundër shkuarjes në konvikt.

Pacolli ishte përfshirë në polemika të ashpra përmes publikimeve në rrjetin social Tëitter, gjatë kësaj jave me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, e diplomatë ndërkombëtar, kur paralajmëroi kthimin në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë patën thënë se Pacolli do t’u nënshtrohej masave institucionale për shkak të COVID-19, përfshirë mundësinë për karantinim në konvikt të studentëve.

Por, deputeti i AKR-së kishte akuzuar qeverinë në detyrë për trajtim jo të barabartë të qytetarëve që ktheheshin nga shtete  tjera në Kosovë, në kohë të pandemisë dhe për pengim të punës dhe funksionit të tij si deputetë.

“Është e pabesueshme se si Albin Kurti & Ministri Vitia vendosin vetë se kush duhet të hyjë në karantinë dhe kush jo. Një këngëtare u përjashtua nga kararantina, si edhe mjekët e Aleksandër Vuçiq dërguar te Albin Kurti. Por një deputet nuk mundet sepse  unë nuk i mbështes ata [në qeveri]”, ka shkruar ai në Tëitter me 28 prill 2020.

Pacolli në një tjetër publikim në Tëitter, kur ishte përfshirë në diskutime me shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Ëigemark, ka thënë se stafi dhe diplomatët e misioneve në Kosovë, si edhe EULEX janë përjashtuar nga vendimi për të hyrë në karantinë, pas kthimit në Kosovë.

Ëigemark përmes Tëitter-it ka shkruar se i gjithë stafi i EULEX-it që kthehet në Kosovë, duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

“Ne e kemi zbatuar këtë politikë që nga fundi i shkurtit dhe, për shembull, 31 policë polakë – të cilët u kthyen në Kosovë javën e kaluar, tani janë në karantinë në kampin e tyre”, ka shkruar ai.

Kurse, Pacolli ishte shprehur se stafi dhe diplomatët e UNMIK-ut dhe EULEX-it janë përjashtuar nga karantinimi.

“Kontrolloni listat e mbërritjeve të pasagjerëve. Z. Vitija gënjen dhe po përdoret për të penguar punën e Parlamentit. Nëse diplomatët dhe personeli i organizatave janë të përjashtuar, pse deputetë jo. Vetëm për të mos ju mbështetur?”, kishte shkruar ai në Tëitter.

Kurse, pas përgjigjes së shefit të EULEX-it, reagoi sërish Pacolli, duke thënë se qeveria i ka trajtuar në mënyra të ndryshme ata që janë kthyer në Kosovë.

“Por jo në konviktet e studentëve. Faleminderit Lars-Gunnar Ëigemark  për konfirmimin e standardeve të dyfishta të Kurtit. Pse stafi juaj duhet të trajtohet ndryshe nga qytetarët e Kosovës. E vlerësoj që e konfirmuat atë që e thash. Qeveria i trajtoi ndërkombëtarët, Serbinë dhe qytetarët e Kosovës të gjithë ndryshe”, shkroi Pacolli në Tëitter me 28 prill 2020.

Ndërkaq, të premten me 1 maj, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se asnjëherë nuk është shprehur kundër shkuarjes në konvikt.

“A e kuptoni ju se unë asnjëherë nuk kam fol dhe nuk jam shpreh kundër shkuarjes time në konvikt. Asnjëherë. Shiqoni çka kam deklaru, shiqoni shkrimet e mia, postimet e mia, a mund të gjeni dikund një moment ku unë jam deklaru kundër shkuarjes në konvikt. Nuk kam deklaru dhe unë kam qenë i gatshëm të shkoj atje. Do të ishte një nder për mu të jem me pjesën tjetër të qytetarëve”, ka thënë Pacolli në T7.

Pacolli pas kthimit në Kosovë, të enjte ka shkuar në shtëpinë e tij në Hajvali për tu vetkarantinuar, pas prezantimit të raportit shëndetësor, sipas deklaratës së ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Unë i nënshtrohem të gjitha masave të ndërmarra… Nuk lejoj të ketë përparësi apo përjashtim për mua”, tha Pacolli para gazetarëve kur ateroi në Aeroportin e Prishtinës.