array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Pesë shkolla presin Shpend Ahmetin

Deklarata

Shpend Ahmeti: I kemi pesë shkolla të reja që fillojnë në vitin 2018 dhe po mundohemi që ta kyçim edhe shkollën e muzikës në këtë projekt që është nënshkruar me Bankën Botërore. Nëse fillojnë do të përfundojnë për 18 muaj. Pesë shkolla fillojnë në 2018

 

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e kishte vendosur në top prioritetet e tij ndërtimin e 5 shkollave në tërë Komunës, që do të financohen përmes një kredie të Bankës Botërore. Ahmeti kishte marrë shumë kritika se në mandatin e parë nuk ka investuar në infrastrukturën shkollore. Meqë premtimi i Ahmetit është i rëndësishëm për qytetarët që jetojnë në kryeqytet, Krypometri do ta përcjellë nëse ai do ta mbajë fjalën e dhënë që ndërtimi të nis gjatë vitit 2018. Do të mbetet të shihet nëse ai do ta mbajë fjalën, marrë parasysh që procedurat e prokurimit që do të udhëhiqen nga Komuna e Prishtinës zakonisht marrin shumë kohë pasi në projektet për ndërtime të tilla zakonisht ka ankesa nga operatorët ekonomikë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Artikulli

Pesë shkolla që ishin paraparë të fillojnë ndërtimin në vitin 2018 në Prishtinë ende nuk kanë hyrë në fazën tenderuese. Komuna e Prishtinës një projekt të përbashkët me Bankën Botërore ka paraparë ndërtimin e pesë objekteve shkollore, që kishte qenë një prej pikave kryesore të Ahmetit gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit.

Sipas Zyrës për Media të komunës së Prishtinës, këto shkolla parashihen të ndërtohen përmes konceptit PFI që është lloj i Partneritetit Publiko Privat.

Në këtë kuptim procesi i tenderimit mund të fillojë pasi që Komiteti Ndërministror i Partneritetit Publiko Privat e aprovon projektin.

Megjithatë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në kohën e debatit parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra kishte premtuar nisjen e ndërtimit të pesë shkollave në vitin 2018.

“I kemi pesë shkolla të reja që fillojnë në vitin 2018 dhe po mundohemi që ta kyçim edhe shkollën e muzikës në këtë projekt që është nënshkruar me Bankën Botërore. Nëse fillojnë do të përfundojnë për 18 muaj. Pesë shkolla fillojnë në 2018”, kishte thënë ai.

Tashmë janë bërë më shumë se pesë muaj nga çertifikimi i zgjedhjeve lokale dhe kanë mbetur edhe një muaj nga gjysma e vitit, këto shkolla janë ende në studimin e fizibilitetit.

Në përgjigjen për KALLXO.com, Genc Bashota – Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm tregoi për fazën ku gjendet projekti i këtyre shkollave.

“Së bashku me IFC-në, tani jemi në fazën e përgatitjes së studimit të fizibilitetit. Gjatë kësaj faze analizohen aspektet teknike, ligjore dhe financiare të projektit. Procedurat e prokurimit zbatohen nga Komuna e Prishtinës si autoritet kontraktues”, tha ai.

Sipas Bashotës deri më tani janë përzgjedhur lokacionet ku parashihet të ndërtohet infrastruktura shkollore. Ai tha se është shpallur shprehja e interesit për koncept ideor nga IFC-ja.

“Gjithashtu është bërë analiza teknike dhe analiza e numrit të nxënësve për shkollat përkatëse varësisht nga lagja dhe lokacioni”, shtoi Bashota

Vlerësimi” Krypometri vlerëson se deklarata e Shpend Ahmetit hyn në kategorinë e ‘Hetimet Vazhdojnë’