array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Përkundër premtimit të Imri Ahmetit, stadiumi i KF “Arbëria” ende nuk është finalizuar

Deklarata

Në fakt stadiumi i Lipjanit është i gatshëm. Brenda 5-6 ditësh, 10 dite maksimumi do ta kemi të gatshëm në Dobrajë. Ajo që dua të sigurojë Dobrajën që shumë shpejt do të përfundojë dhe klubi i tyre do të kthehet përsëri në Superligë

Imri Ahmeti

Vlerësimi

Me kos

Stadiumi i qytetit në Lipjan është finalizuar. Ndërsa, stadiumi në Dobrajë të Madhe ende nuk është lëshuar në funksion. Stadiumi është në përfundim e sipër.

Artikulli

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit ka premtuar se stadiumi i Klubit të Futbollit “Arbëria” në fshatin Dobrajë e Madhe do të jet i gatshëm gjatë shtatorit.

Më 21 shtator të këtij viti, Ahmeti në Debat Përnime ka premtuar se stadiumi do të jetë i gatshëm maksimumi brenda 10 ditësh.

“Në fakt stadiumi i Lipjanit është i gatshëm. Brenda 5-6 ditësh, 10 dite maksimumi do ta kemi të gatshëm në Dobrajë. Ajo që dua të sigurojë Dobrajën që shumë shpejt do të përfundojë dhe klubi i tyre do të kthehet përsëri në Superligë”, ka thënë ai në debatin zgjedhor.

Ndërkaq, nga klubi dhe nga komuna kanë thënë për KALLXO.com se stadiumi është në finalizim e sipër.

KALLXO.com ka siguruar edhe fotografi nga punimet në stadium. Nga pamjet shihet se fusha ndihmëse e stadiumit posedon barin artificial dhe vijat e bardha, kurse stadiumi kryesor është në punim e sipër.

Drejtori i KF  “Arbëria”, Labinot Gashi ka thënë për KALLXO.com se klubi aktualisht lojërat po i mban në stadiumin e qytetit në Lipjan.

“Stadiumi i Ulpianës ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ka përfunduar dhe sot e kemi lojën këtu në stadium të qytetit. Për Dobrajë të Madhe, stadiumi është në përfundim e sipër, dje janë hedhë vijat e bardha sintetike, është në përfundim e sipër”, tha ai më 19 nëntor 2021.

Gashi theksoi se nuk e di se kur saktësisht mund të funksionalizohet stadiumi.

“Nuk mundem me ditë për sa kohë përfundon, varet nga punimeve. Tash pas vijave të bardha do të vendoset veç goma dhe është e gatshme. Do të thotë është në finalizim e sipër”, u shpreh ai.

Edhe Komuna e Lipjanit ka thënë për KALLXO.com se “Stadiumi është krejt në fund të punimeve dhe duhet deri në fund të vitit me u përfundu”.

Çështja e stadiumeve në Lipjan ka qenë temë e debatit mes kandidatëve për kryetar të Lipjanit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Zgjedhjet lokale në Lipjan i ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së, pa balotazh pasi ka marrë mbi 50 për qind të votave të qytetarëve. Ai do ta qeverisë komunën në mandatin e tretë radhazi.

Stadiumi në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Stadiumi në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Stadiumi në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Fusha ndihmëse e stadiumit në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Stadiumi në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Fusha ndihmëse e stadiumit në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Stadiumi në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com
Stadiumi në fshatin Dobrajë e Madhe, më 20 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com