array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

“Për një”, kryetari i Vushtrrisë dështon ta përmbush plotësisht premtimin për 50% drejtoresha

Deklarata

Ferit Idrizi (29.09.2021) – “Ne kemi edhe në programin tonë një pjesë të veçantë që është avancimi i gruas, kjo do të preket në shumë dimensione nuk është vetëm çështja e drejtorive se aty i premtojmë 50% por kemi zhvillimin e kapaciteteve të nënave që janë në shtëpia përmes arsimit të të rriturve…” 

Njoftimi i Komunës së Vushtrrisë (19.12.2021) – “Sot, kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka mbajtur mbledhjen e parë me përbërje të plotë të Qeverisë Komunale, nënkryetarit dhe 12 drejtorëve të drejtorive ku pesë nga drejtoritë do të udhëhiqen nga gratë. Ditë më parë nga radhët e gruas është zgjedhur edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal”

 

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idriz, ka emëruar pesë gra në krye të drejtorive nga gjithsej 12 sa i ka kjo komunë. Në “Debat Pernime” kryetari Idrizi kishte premtuar se në krye të 50% të drejtorive do të emërojë drejtoresha gra. Idrizi ka dështuar ta përmbushë plotësisht premtimin e tij për një drejtori. Por Vushtrria Vushtrria në krye të Kuvendit Komunal do të ketë një grua.

Artikulli

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kompletuar kabinetin e tij prej 12 drejtorëve dhe drejtoreshave me të cilët do të udhëheqë me komunën për katër vitet e ardhshme.

Nga 12 drejtori, pesë nga to do të udhëhiqen nga gratë. Hava Mlinaku, drejtoreshë e Administratës; Miradije Maloku – drejtoreshë e Arsimit; Shqiponjë Hajdari – Mikushnica do të udhëheqë me drejtorinë e Inspektimeve; në krye të drejtorisë së Urbanizmit do të jetë Fortuna Krasniqi dhe Medina Bunjaku do të drejtojë drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në emisionin “DebatPernime” me kandidatët për kryetar të Vushtrrisë, i cili është mbajtur më 29 shtator, Ferit Idrizi duke folur për planin në lidhje me avancimin e gruas kishte thënë se 50% e drejtorive komunale do të udhëhiqen nga gratë.

“Ne kemi edhe në programin tonë një pjesë të veçantë që është avancimi i gruas, kjo do të preket në shumë dimensione nuk është vetëm çështja e drejtorive se aty i premtojmë 50% por kemi zhvillimin e kapaciteteve të nënave që janë në shtëpia përmes arsimit të të rriturve…”, ka thënë Idrizi në Debat Pernime.

Por Idrizi ka dështuar të përmbushë plotësisht premtimin për vetëm një drejtori. Përderisa pesë drejtori do të udhëhiqen nga gratë, shtatë drejtoritë e tjera do të kenë në krye burrat. Por në Vushtrri edhe në krye të Kuvendit Komunal do të jetë një grua.

Remzi Ahmeti –  drejtor për Financa; Ergin Sungur – drejtor për Ekonomi; Albanez Tahiraj do të udhëheqë me drejtorinë për Kadastër; me drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të udhëheqë Maliq Ferizi; Benjamin Shala do të jetë drejtor për Shërbime Publike; Nexhmedin Rashica do të jetë në krye të drejtorisë për Shëndetësi ndërsa Hyda Dallaku në krye të asaj për Prokurim.

Partia Demokratike e Kosovës në Vushtrrisë në rundin e dytë të zgjedhjeve kishte lidhur marrëveshje bashkëpunimi me AAK-nëPD-në dhe KDTP-në.

PDK e cila shënoi fitore në Vushtrri kundër LDK-së ka arritur të sigurojë 11 ulëse në Kuvendin Komunal.

Ferit Idrizi nga PDK ka dalë fitues në Vushtrri në rundin e dytë përballë kryetarit të deritanishëm nga LDK, Xhafer Tahiri.

Idrizi ka siguruar 13,414 vota apo 53.2% ndërsa Tahiri ka marrë 11,806 vota apo 46.8%.