array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryetari i Listës Serbe dhe ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq – Foto: ZKM

Paralajmërimi i rremë i Goran Rakiqit për operacionin ‘Oluja’

Deklarata

Goran Rakiq (11.12.2022) – “Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti ka bërë të ditur se sonte do të dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura në veri të Kosovës për të përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Oluja/Stuhinë”

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Vlerësimi

Rrenë

Deklarata e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, se njësitë e armatosura të Kosovës do të hyjnë në veri me qëllim që t’i përdjekin serbët doli të jetë paralajmërim i rremë. Në veri dhe në asnjë pjesë tjetër të Kosovës nuk është përndjekur populli serb dhe as nuk është kryer asnjë aksion i ngjashëm me Oluja/Stuhinë. Në komunat me shumicë serbe, vetëm në Lagjen e Boshnjakëve e cila gjendet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, që nga data 8 dhjetor 2022 janë pozicionuar zyrtarë policorë të rendit pasi që në këtë zonë pati disa incidente të raportuara që nga 6 dhjetori 2022. 

Artikulli

Më 11 dhjetor 2022, kryetari i partisë “Lista Serbe”, përmes një postimi në Facebook kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me strukturat e sigurisë kishte njoftuar se do të dërgonte forca të armatosura në veri për të përndjekuur serbët dhe për të realizuar operacionin “Oluja/Stuhia”.

“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti ka bërë të ditur se sonte do të dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura në veri të Kosovës për të përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Oluja/Stuhinë” – thuhet në njoftimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është publikuar nga Lista Serbe në Facebook.

“Oluja” është fjalë serbo-kroate e cila në shqip do të thotë “Stuhia”. Serbet i referohen operacionit “Oluja”, aksionit të forcave kroate që filloi në agimin e 4 gushtit 1995 dhe përfundoi në mbrëmjen e 7 gushtit të vitit 1995. Gjatë operacionit, forcat kroate rimorën pothuajse të gjithë territorin e marrë në 1991 nga serbët rebelë të Kroacisë, të ndihmuar nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paraushtarakët serbë. Por rreth 200,000 serbë u larguan nga Kroacia me një autokolonë të gjatë traktorësh, autobusësh dhe makinash, dhe 677 civilë u vranë gjatë dhe pas operacionit, sipas Komitetit kroat të Helsinkit.

Deklarata e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq se njësitë e armatosura të Kosovës do të hyjnë në veri me qëllim që t’i përdjekin serbët doli të jetë paralajmërim i rremë. Në veri dhe në asnjë pjesë tjetër të Kosovës nuk është përndjekur populli serb dhe as nuk është kryer asnjë aksion i ngjashëm me Oluja/Stuhinë. 

Në komunat me shumicë serbe, vetëm në Lagjen e Boshnjakëve e cila gjendet në Komunën e Mitrovicës së Veriut, më 8 dhjetor 2022 janë pozicionuar zyrtarë policorë pasi që në këtë zonë pati disa incidente të raportuara që nga 6 dhjetori 2022.

Policia e Kosovës që nga viti 2021 ka krijuar edhe Njësitin Special Kufitar, i cili vazhdimisht monitoron situatën që zhvillohet në veri të vendit dhe është i thirrur që të luftojë ilegalitetin. Ata janë të vendosur në vijën e gjelbër që gjenden pak metra para se të hysh në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak. 

Më 6 dhjetor, zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor janë sulmuar me shok-bomba dhe me një granatë dore që sipas Policisë ishte e prodhuar në ish-Jugosllavi.

Prej ditësh, në veri të vendit situata është tensionuar. Më 10 dhjetor 2022 pasdite në veri janë dëgjuar alarmet. Pas këtyre alarmeve ka pasur grumbullim të qytetarëve serbë dhe bllokim të rrugëve me barrikada në Rudarë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve ka mbyllur për qarkullimin në pikën kufitare në Jarinjë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në Kosovë ose për të dalë nga Kosova.

Bllokimi i rrugëve ka ardhur pas njoftimit se nga Policia e Kosovës është arrestuar ish-polici Dejan Pantiq. Sipas Policisë, Pantiq po dyshohet se ka organizuar sulmin në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë. Ai po mbahet në paraburgim për veprat penale terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Më 8 dhjetor 2022, rreth orës 23:00, një veturë e Policisë së Kosovës derisa po patrullonte në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit është sulmuar dhe nga ky sulm ka mbetur i plagosur një zyrtar policor. Një ditë më vonë, më 9 dhjetor, në orët e hershme të mëngjesit, persona të maskuar kanë sulmuar ekipin e KALLXO.com, i cili gjendej në Lagjen e Boshnjakëve për të raportuar në lidhje me zhvillimet atje.

Më 10 dhjetor 2022, një patrullë e EULEX-it është sulmuar me shok-bombë në veri të Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, liderë kosovarë e ndërkombëtar e kanë dënuar sulmin.