array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Paralajmërimet e rrejshme për tërmete të reja

Deklarata

Tërmet përsëri me magnitud 7.2 në detin Adriatik. Në orën 2:00 pas mesnatës pritet të ndodhë termet! Ju lutemi ata të cilët jetojnë në banesë të orientohen në vende me hapësirë të mjaftueshme! Besohet se në Kosovë mund të vërehet me magnitud 6.6

Media Sociale

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky paralajmërim për një termet të ri në orët e para të ditës së mërkure ka qenë i rrejshme. Tërmeti nuk ka ndodhur. Për më tepër, në institutin Sizmiologjik të Kosovës thonë se parashikimi i tërmeteve dhe shkallës së tij është i pamundur. Goditjet pasuese janë me një intensitet shumë më të ulët se ai që ka ndodhur me 6.4  shkallë.

Artikulli

Tërmeti tragjik që ka goditur Shqipërinë në mëngjesin e së martës ka shkaktuar panik edhe të qytetarët e Kosovës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë.

Qytetarët u alarmuan edhe nga disa paralajmërime të rrejshme për një tjetër termet me të fuqishëm se tërmeti i të martës që la të vdekur disa persona në Shqipëri.

Të martën është publikuar dhe shpërndarë një ‘komunikatë’ nëpër rrjetet sociale, në të cilën paralajmërohet se do të ketë lëkundje me 7.2 magnitud, e që do të ndjehet fuqishëm edhe në Kosovë.

“Tërmet përsëri me magnitud 7.2 në detin Adriatik. Në orën 2:00 pas mesnatës pritet të ndodhë termet! Ju lutemi ata të cilët jetojnë në banesë të orientohen në vende me hapësirë të mjaftueshme! Besohet se në Kosovë mund të vërehet me magnitud 6.6”, thuhet në këtë postim.

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, i cili i ka quajtur lajme të rreme.

“Nuk e di se cili institucion është që publikon këso propagandash, lajme të rreme sepse janë rrjetet, institutet në krejt botën që monitorojnë edhe e shikojnë dhe as nuk ka pajisje me parashiku lokacionin, madhësinë dhe orën e tërmetit”, tha ai.

Sipas tij, lëkundjet do të vazhdojnë në një periudhë gjashtë mujore, por që garanton se do të jenë me të ultë nga ai që u godit zona e Durrësit.

“Kanë me vazhdu goditjet por me një intensitet shumë më të ulët se ai që ka ndodhur me 6.4. Edhe mund të zgjas, mund të them edhe nja gjashtë muaj ditë. Kemi rastin që para dy muajve goditi Shqipërinë deri parpram ka pas pasgoditje por kanë qenë më të vogla, nuk kanë qenë të rrezikshme”, tha ai.

Mustafa shton se kjo shkallë e lëkundjeve mund të jetë e rrezikshme për objektet të cilat veçse janë të dëmtuara.

“Sot patëm përsëri lëkundje me magnitud 5.3, 3.9 gjatë ditës, këto janë pasgoditje. Me këto pasgoditje mund të përcillen e të cilat mund të jenë edhe të rrezikshme për ndërtesat qe goditja i ka demtu elementet strukturore”, u shpreh Mustafa.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitud 6.4 mëngjesin e së martës.

Shumë qytetarë nga Thumane e Durrësi janë strehuar në tenda të vendosura në një fushë sporti dhe stadiumi “Niko Dovan”.

Po ashtu edhe kosovarët kanë hapur dyertë e shtëpive të tyre për të strehuar të prekurit nga tërmeti.