array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pamjet nga filmi prezantohen rrejshëm si pamje nga lufta në Çeçeni

Deklarata

Në vitin 1999 rusët bombarduan dhe vranë popullin çeçen, tash në vitin 2022, çeçenet ne mbrojtjen e Rusëve

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Pamjet janë nda nga filmi me emrin “Kërkimi” (“The Search”), i cili është i publikuar në kanalin YouTube në mars të vitit 2021 dhe është i gjatë 2 orë e 14 minuta. Pamjet të cilat tregojnë disa vrasje të disa personave duken xhirime amatore, por në faktë janë të inskenuara dhe personat që janë pjesë e pamjeve janë aktorë. Njëri nga aktorët që shfaqet në video është Maxim Zapisochny.

Artikulli

Pamjet e një filmi të vitit 2014 në rrjete sociale u prezantuan si pamje të një lufte në Çeçeni nga viti 1999 nga Portali “AlbaPress”.

Madje, ky portal i jep kontekst pamjeve të publikuara, duke thënë se “në vitin 1999 rusët bombarduan dhe vranë popullin çeçen, tash në vitin 2022, çeçenet ne mbrojtjen e Rusëve”, thuhet në përshkrimin e videos që është marrë nga një film.

Por, pamjet janë nda nga filmi me emrin “Kërkimi” (“The Search”), i cili është i publikuar në kanalin YouTube në mars të vitit 2021 dhe është i gjatë 2 orë e 14 minuta.

Pamjet të cilat tregojnë disa vrasje të disa personave duken xhirime amatore, por në faktë janë të inskenuara dhe personat që janë pjesë e pamjeve janë aktorë. Njëri nga aktorët që shfaqet në video është Maxim Zapisochny.

Prej kur nisi lufta në Ukrainë, shumë lajme dhe dezinformata u publikuan në mediat në Kosovë.

Kështu, video të rrejshme, të marra nga video-lojërat online u prezantuan si pamje nga luftimet mes rusëve dhe ukrainaseve.

Lajme të rreme u publikuan edhe duke përdorur fotografi të vjetra.

Një përmbledhje më të gjatë mbi rrenat mediale mbi luftën në Ukrainë, mund ta gjeni KËTU.

Lufta me propagandë e lajme të rreme 

www.kallxo.com