array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Pal Lekaj i rren mitrovicasit

Deklarata

Pal Lekaj, me 13 nëntor: Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh.

Ministria e Infrastrukturës: Kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit të Mitrovicës në rrugën nacionale N2 dhe ato do të përfundojnë për 20 ditë.

 

Pal Lekaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kanë kaluar 22 javë, apo 110 ditë pune prej ditës kur kanë nis punimet në tunelin e Mitrovicës dhe rrugën N2. Punimet nuk kanë përfunduar e tuneli vazhdon të mbetet i mbyllur. As afati i dytë i caktuar nga Lekaj nuk është zbatuar për përfundim të punimeve. Qytetarët tash e 22 javë detyrohen të gjejnë rrugë alternative dhe të përballen me kolonat që ka shkaktuar mbyllja e kësaj arterie për të hyrë në Komunën e Mitrovicës.

Artikulli

Tunelit i Mitrovicës vazhdon të mbetet i bllokuar për qarkullim për shkak të zvarritjes së punimeve.

Qytetarët tash e 22 javë detyrohen të gjejnë rrugë alternative dhe të përballen me kolonat që ka shkaktuar mbyllja e kësaj arterie për të hyrë në Komunën e Mitrovicës.

Ministria e Infrastrukturës me 10 nëntor të vitit 2018 kishte njoftuar se rruga Mitrovicë- Qabër do të mbyllej tërësisht për qarkullim për shkak të fillimit të punimeve.

Me 13 nëntor ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook kishte treguar vlerën dhe afatin e përfundimit të sanimit të këtij tuneli.

“Ky projekt ka kosto afër 380 mijë euro dhe parashihet të përfundohet brenda 60 ditësh, por që synohet të përfundohet edhe më shpejtë, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra”, kishte shkruar Lekaj. Që nga ajo kohë, kanë kaluar 22 javë apo 110 ditë pune.

Punët në tunel dhe rrugën Nacionale N2, segmenti Mitrovicë – Çabër kishte rifilluar me 5 mars të këtij viti, por edhe përkundër zotimit se ky sanim do të përfundojë për 20 ditë që nga ajo datë, ende nuk ka përfunduar.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë ndonjë datë se kur pritet të përfundojnë punimet për sanimin e segmentit Mitrovicë- Qabër.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për të parë se cilat kanë qenë arsyet e mos përfundimit në afat të punimeve.

Fillojetë Konjuhi nga kabineti i ministrit Lekaj ka thënë se të gjitha punimet për këtë segment kanë përfunduar, por ana vizuale e rrugës ka ndikuar që ky sanim të shtyhen.

“Me kërkesë të drejtorit të menaxhimit të rrugëve, punimet në tunelin e Mitrovicës në rrugën nacionale N2 janë zgjatur. Në aspektin e sigurisë dhe hidroizolimit, si punë esenciale në këtë tunel, kanë përfunduar. Por ana vizuele nuk është finalizuar sipas kërkesave projektuese. Prandaj Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar nga kompania e kontraktuar të përfundojë punët sipas projektimit, në të kundërtën do të merren masat sanksionuese. Në këtë aspekt punimet po zhvillohen me dinamikë dhe presim që të përfundojnë shumë shpejt”, ka thënë Konjuhi për KALLXO.com.