array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Pacolli demanton lajmin se ka blerë 100 mijë vaksina

Deklarata

Botalive /”Zemra e Shqiptarit” (25 janar): “ Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton merr vaksina falas”

Zemra e Shqiptarit

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ky lajm nuk është i vërtetë. Kryetari i Aleancës Kosova e Re e ka mohuar se ka blerë vaksina apo se ka kërkuar vota në këmbim të vaksinave.Edhe vet faqja “ Zemra e Shqiptarit” ka thënë se lajmi në fjalë ka qenë lajm ‘satirik’.

 

 

Artikulli

Në webfaqen Botalive dhe faqen e Facebook-ut me emrin “ Zemra e Shqiptarit” është publikuar një lajm i cili thotë se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ka blerë 100 mijë vaksina kundër COVID-19 dhe se do t’i shpërndajë ato tek ata persona që do ta votojnë atë.

Ky artikull ishte publikuar dje, më 25 janar.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar vetë, Behgjet Pacolli duke e demantuar atë.

“Lufta e njohur tashmë e Lajmeve të Rreme (Fake Neës) ka filluar edhe kundër meje. Pseudoportale nëpër rrjete sociale kanë shpërndarë një lajm se kinse unë do sigurojë vaksina për ata që do të votojnë për mua. Kjo është e PAVËRTETË”, ka shkruar ai në Facebook.

Pacolli ka vazhduar tutje se  kjo po bëhet për ta dëmtuar figurën e tij.

“Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në. Megjithëse kjo fushatë është e rrezikshme, do të jetë e kotë, sepse vetëdija e qytetarëve kosovarë është shumë e lartë për t’u manipuluar nga tentativa të tilla të ndyta”, shtoi ai.

Faktin se lajmi është i pavërtetë e ka konfirmuar edhe vetë faqja në fjalë, duke pretenduar se lajmi ka qenë satirik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekti “Rritja e standardeve tw gazetarisë pwrmes kontrollimit tw fakteve” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

 Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Internews Kosova/KALLXO.com dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo apo Fondacionit për Informim, Media, Dialog dhe Edukim (KosovaLive/KIMDE).