array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Nuk është vrarë gruaja e përfshirë në skandalin me kryetarin e Kuksit 

Deklarata

Tronditet Shqiperia / Vritet Alma nga burri i saj,gruaja qe u kap me Safet Gjicin nzyre (Video)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “Tronditet Shqiperia / Vritet Alma nga burri i saj,gruaja qe u kap me Safet Gjicin nzyre (Video)” është i rremë. Kjo është konfirmuar nga fakti që gruaja që ka qenë protagoniste në skandalin me kryetarin e Shkupit ka dhënë intervista pas publikimit të lajmit, por edhe prononcimit që KALLXO.com ka marrë nga Policia e Shqipërisë. Gruaja e përfshirë në skandalin me kryetarin e Komunës së Kuksit nuk është vrarë. Ajo e ka dhënë një intervistë pas lajmit se e njëjta është vrarë. Edhe policia e Shqipërisë ka thënë se e njëjta nuk është vrarë, si është raportuar në media.

Artikulli

Më 19 qershor 2023 faqja e internetit “pershendetje24.info” ka publikuar një artikull me titull: “Tronditet Shqiperia/Vritet Alma nga burri i saj, gruaja qe u kap me Safet Gjicin nzyre (Video)”.

Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut Sdi tybe.

Mirëpo në artikull është i publikuar vetëm titulli dhe nuk ka fare tekst. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt apo deklarim nga ndonjë palë se gruaja që ishte në videon me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, është vrarë nga burri i saj.

Po ashtu, në artikull nuk ka as video si pretendohet në titull.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, i cili ka konfirmuar se ky artikull është i pa vërtetë.

“Kjo është e pa vërtetë, s’kemi lajm të tillë”-ka thënë Mullai për KALLXO.com.

Të premten e 16 majit në rrjete sociale është shpërndarë një video ku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Videoja pretendohet se shfaqet në ambientet e Bashkisë së Kukësit.

Pas këtij skandali, Gjici kishte njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryebashkiakut të Kukësit.

“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti.”-kishte shkruar ndër të tjera Gjici.

KALLXO.com nuk ka arritur të kontaktojë me gruan që shihet në video. Ajo ka dhënë dy intervista për mediat në Shqipëri. Njërën e ka dhënë me datë 17 qershor 2023 në OraNeës dhe tjetrën e ka dhënë me 21 qershor 2023 në portalin “cna.al”. Në intervistën e dhënë me 21 qershor 2023, apo dy ditë pas raportimit të rremë se e njëjta është vrarë, ajo kishte folur se si po ndihet e rrezikuar

Përveç kësaj, asnjë media serioze në Shqipëri nuk ka njoftuar për vdekjen e gruas së përfshirë në këtë video.

Madje, më 20 qershor 2023 në emisioninShqiperia Live” të televizionit Top Channel janë diskutuar edhe problemet ligjore në të cilat mund të përfshihet kjo vajzë.