array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Një tjetër titull i rremë për deklaratat e shefit të NATO-s në Serbi më 2018

Deklarata

Komandanti i KFOR-it me dekIaratë!: Kosovën nuk do ta Iëshojmë deri sa Serbia të pranoj Pavarësinë!

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “Komandanti i KFOR-it me dekIaratë!: Kosovën nuk do ta Iëshojmë deri sa Serbia të pranoj Pavarësinë!”, i publikuar më 27 korrik 2022, është i rremë. Në artikull nuk përmendet pretendimi se komandanti i KFOR-it ka deklaruar se Kosovën nuk do ta lëshojnë derisa Serbia ta pranojë pavarësinë. Përveç kësaj, nuk bëhet fjalë për komandant të KFOR-it, por në artikull flitet për një intervistë që shefi i NATO-s në Serbi kishte dhënë në vitin 2018.

Artikulli

Faqja në internet “https://lajme.icu/” ka publikuar artikullin me titullin “Komandanti i KFOR-it me dekIaratë!: Kosovën nuk do ta Iëshojmë deri sa Serbia të pranoj Pavarësinë!”, më 27 korrik 2022.

I njëjti lajm është publikuar edhe në disa media të tjera kurse janë disa faqe në Facebook që e kanë shpërnda lajmin me të njëjtin titull: Shqiperia Sot, Plisi Press, Qesh pa limit etj.  

Titulli ishte i rremë, pasi në artikull nuk përmendet pretendimi se komandanti i KFOR-it ka deklaruar se Kosovën nuk do ta lëshojnë derisa Serbia ta pranojë pavarësinë.

Përveç kësaj, nuk bëhet fjalë për komandant të KFOR-it, por për shefin e NATO-s në Serbi, më 2018-n.

Teksti  i referohet një interviste të Kreut të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli, dhënë për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, më 26 tetor 2018.

Ai kishte deklaruar se misioni paqeruajtës i KFOR-i do të vazhdojë të mbesë në Kosovë, ndërsa për Ushtrinë e Kosovës se “është në diskutim politik”. 

Intervista e plotë origjinale në Zërin e Amerikës është në këtë LINK.

Duke u bazuar në të njëjtën intervistë, edhe media https://liveportal24hr.com/, ka publikuar një artikull me titullin “Komandantí í K F O R d ríd h Serbët!: Kosova të pr a nohet ose ndryshe T rupat Ameríkan do i keni ballë gjith kohën!”, është publikuar më 2 mars 2022, që ishte i rremë.