array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Foto: Facebook/ Nisma Socialdemokrate

Nisma-AKR-PD e kalon pragun me ‘fotofinish’

Deklarata

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit

Bilall Sherifi

Vlerësimi

E vërtetë

Koalicioni i udhëhequr nga NISMA ka arritur të kalojë pragun për të hyrë në Kuvend vetëm pas vendimeve të PZAP-së për të mos i përfshirë në rezultatin final votat e ardhura nga Serbia dhe rinumrimi e pjesës më të madhe të vendvotimeve. Në publikimin e rezultateve preliminare, NISA-AKR-PD nuk kishin arritur të kalojnë pragun. Ndërsa, ka dal i pasaktë qëndrimet e NISMA-së që pragu ka qenë i sigurt dhe ata po luftojnë për deputetin e 7-shtë.

Artikulli

Mes shumë pakënaqësive dhe ankesave lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD e kaloi pragun duke siguruar kështu gjashtë vende në Kuvendin e Kosovës.

Vendimi për mos përfshirjen e votave nga Serbia në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, bëri që ky koalicion për pak vota të kalojë pragun.

Fillimisht nga shpallja e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, Nisma-AKR-PD mbeti jashtë Kuvendit, me vetëm  42 mijë  e 72 vota apo 4,984 për qind.

Por, koalicioni i udhëhequr nga NISMA u ankuan në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  (PZAP) për rinumërim të votave si dhe anulim të votave nga Serbia.

PZAP-ja vendosi që votat ardhura nga Serbia të mos jenë pjesë e rezultateve përfundimtare, si dhe kërkoi nga KQZ-ja që të rinumërojë 1,472 vendvotime.

Vendimin e PZAP-së për votat nga Serbia e konfirmoi edhe Gjykata Supreme, duke marr verdiktin përfundimtar që ato fletëvotime të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar.

Ndërkaq, zyrtarisht sipas rezultatit përfundimtar të certifikuar, Nisma-AKR-PD i ka marr 42.083 vota ose 5,002 për qind.

Në anën tjetër, PZAP-ja kishte marr dy vendime të ndryshme lidhur me votat e ardhura nga Serbia.

Fillimisht më 30 tetor 2019, Paneli i përbërë nga gjyqtarët Gyltene Sylejmani, Rrustem Thaqi dhe Ferki Rexhepi, kishin hedhur poshtë ankesën e koalicionit në fjalë për anulimin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.

Ky Panel e kishte hedhur poshtë ankesën për anulimin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia për shkak se e kishte vlerësuar si të pasafatshme.

Lidhur me ankesat e sërishme të koalicionit NISMA-AKR-PD ndaj votave të ardhura nga Serbia, PZAP më 11 nëntor 2019 vendosi në mënyrë meritore duke i vlerësuar ankesat e koalicionit dhe përgjigjet e KQZ-së lidhur me këto vota.

Me këtë vendim PZAP urdhëroi KQZ-në që t’i largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të gjitha votat e përfshira nga fletëvotimet e ardhura me pako nga Serbia.

Koalicioni Nisma-AKR-PD në vazhdimësi ka shprehur bindje për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

Zyrtarë të Nismës Socialdemokrate patën thënë që prisnin t’i merrnim 7 vende, pasi sipas tyre për 6 të tilla kanë qenë të sigurt.

“Sot e përsërisim kërkesën tonë që të ketë rinumërim të tërësishëm. Nga rinumërimi do të dalë e vërteta. Nëse do të ketë rinumërim të plotë, ne marrim 7 mandate, se për 6 kemi qenë të sigurt që nga dita e parë”, pati thënë ish-deputeti i Nismës Bilall Sherifi, me 19 tetor 2019.

Përplasjet në Kosovë për votat nga Serbia

Votat e ardhura nga Serbia u patën bërë “mollë sherri” për subjektet politike në Kosovë, për shkak të ndikimit të tyre në ulëset në Kuvendin e Kosovës, të kandidatëve për deputetë të disa partive.

Pakot me vota nga shteti serb janë duke u hetuar nga Prokuroria e Kosovës, nën dyshimet për helmim pasi hapja e tyre u shkaktoi alergji komisionerëve të KQZ-së, javë më parë.

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i cili i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, kishte kundërshtuar përfshirjen e këtyre votave në rezultatet finale duke i quajtur të kundërligjshme, përderisa Nisma-AKR-PD dy herë radhazi u ankuan në PZAP, për të kërkuar zhvleftësimin e këtyre pakove.

Numërimi i tyre, fillimisht e kishte lënë jashtë Kuvendit koalicionin parazgjedhor Nisma-AKR-PD, kurse Lëvizja Vetëvendosje e kërkonte përfshirjen e  tyre në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, për t’i pasur 3 deputetë më shumë.

Përbërja e re e Kuvendit

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, VV ka marrë 26.27 për qind të votave, LDK-ja 24.54 për qind, PDK-ja 21.23 për qind, AAK-PSD 11.51 për qind, Lista Serbe 6.40 për qind të votave dhe Nisma-AKR-PD ka siguruar 5.002 për qind të votave.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 28, PDK-ja 24 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 13 dhe Nisma-AKR-PD 6 deputetë.

6 deputetët e Nisma-AKR-PD janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi-Krasniqi, Albulena Balaj-Halimaj.

Certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit i ka hapur rrugë proceduralisht thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit, nga ana e Presidentit të Kosovës, i cili sipas Kushtetutës duhet të thërras mbledhjen e parë të legjislativit brenda 30 ditësh.