array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Nis ndërtimi i shkollës që e premtoi Burim Berisha

Deklarata

Burim Berisha (06.11.2020)- “Brenda javës presim me fillu ndërtimin edhe të një shkolle tjetër”

Burim Berisha

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Shkolla nuk ka filluar të ndërtohet brenda javës sipas premtimit të Kryetarit të Fushë Kosovës. Megjithatë, ndërtimi ka nisur brenda muajit nëntor, përkatësisht më 20 nëntor.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka premtuar se do të fillojë ndërtimin e një shkolle të re e cila sipas tij do ta zbus numrin e madh të nxënësve në shkollën “Mihal Grameno”.

Berisha në debatin “Jeta në Komunë” të xhiruar më 6 nëntor të këtij viti kishte thënë se brenda javës planifikojnë që ta fillojnë ndërtimin e kësaj shkolle.

“Brenda javës presim me fillu ndërtimin edhe të një shkolle tjetër këtë pjesën ku është e sulmuar prej numrit të madh të nxënësve dhe nëse arrijmë me bo edhe një shkollë me 1 mijë 200 ose 1 mijë e 300 nxënës atë herë shkollën Mihal Grameno do ta bëjmë me 30 ose 35 nxënës me një klasë”, tha Berisha.

Shkolla nuk nisi të ndërtohet brenda javës sikurse premtoi Berisha, mirëpo me 20 nëntor të këtij viti, Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i shkollës së re në pjesën Fushë-Kosovë – Uglar.

Sipas njoftimit të Komunës kjo shkollë do të ketë kapacitet për 1 mijë e 200 nxënës të cilët do të vijojnë mësimet nga pjesa e djathtë e qytetit në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë.

“Kjo shkollë do të jetë pjesë e shkollës ‘Mihal Grameno’ e cila do ta zgjidhë shumë mirë vijueshmërinë e rregullt të nxënëseve si dhe do ta shkarkojë numrin e tyre në shkollën ‘Mihal Grameno’”, thuhet në njoftim të komunës.

Komuna ka njoftuar se planifikohet që punimet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa si projekt ndërtimi i kësaj shkolle tërësisht financohet nga buxheti i komunës së Fushë-Kosovës.