array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Nënkryetari i PDK-së ia huq ligjit kur flet për bordet e ndërmarrjeve publike

Deklarata

Pavarësisht, a janë borde të përkohshme apo nuk janë, procedurat ligjore që duhet ndjekur janë të njëjta. Ne jemi dëshmitarë të asaj që këto procedura ligjore nuk ndiqen sepse nuk kemi as konkurs, as vlerësim të kandidatëve, nuk kemi as intervistime, as verifikim të bagraundit të tyre profesional

Shaqir Totaj

Vlerësimi

Rrenë

Kjo çfarë ka deklaruar Shaqir Totaj nuk qëndron. Ligji nuk e thotë që procedurat janë të njëjta. Ligji nuk kërkon hapjen e konkursit për emërimin e bordeve të përkohshme. Në nenin 43 të Ligjit të Ndërmarrjeve Publike thuhet se Qeveria duhet të emërojë një bord të përkohshëm në rast të shkarkimit të një bordi të përhershëm. Në paragrafin e parë të nenin 43 madje thuhet se emërimi i bordit të përkohshëm është funksional deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm në përputhje me nenin 15. Është neni 15 i cili kërkon hapjen e konkursit dhe përcakton procedurat që duhet të ndjekë qeveria deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm. Pra, nuk duhet të ketë konkurs për përzgjedhjen e një bordi të përkohshëm.

Artikulli

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj në një emision “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës e ka interpretuar gabimisht Ligjin për Ndërmarrje Publike, kur ka folur për emërimet e bordeve të përkohshme.

Duke folur për emërimin e bordeve të përkohshme nga Qeveria në detyrë, ku KALLXO.com kishte gjetur se janë emëruar njerëz të afërt të Vetëvendosjes, Totaj ka thënë se Ligji për Ndërmarrje Publike thotë se procedurat ligjore për emërimin e bordit të përkohshëm të një ndërmarrje publike janë të njëjta me atë të një bordi me mandat të plotë.

“Pavarësisht, a janë borde të përkohshme apo nuk janë, procedurat ligjore që duhet ndjekur janë të njëjta. Ne jemi dëshmitarë të asaj që këto procedura ligjore nuk ndiqen sepse nuk kemi as konkurs, as vlerësim të kandidatëve, nuk kemi as intervistime, as verifikim të bagraundit të tyre profesional”, ka thënë Totaj në emisionin Debat të RTK-së.

Kjo çfarë ka deklaruar Totaj nuk qëndron. Ligji nuk e thotë që procedurat janë të njëjta. Ligji nuk kërkon hapjen e konkursit për emërimin e bordeve të përkohshme.

Ligji thotë se Qeveria duhet të emërojë një bord të përkohshëm në rast të shkarkimit të një bordi.

“Qeveria është e autorizuar që ta emërojë një Bord të Përkohshëm të Drejtorëve (“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve”) për secilën NP për të shërbyer në cilësinë e Bordit të Drejtorëve të NP-së për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar me miratimin e Vendimit mbi Themelimin e një Ndërmarrje Publike të re apo nga shkarkimi i bordit aktual deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm në përputhje me nenin 15 të Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike”, thuhet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Pra, në paragrafin e parë të nenin 43 madje thuhet se emërimi i bordit të përkohshëm është funksional deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm në përputhje me nenin 15. Neni 15 kërkon hapjen e konkursit dhe përcakton procedurat që duhet të ndjekë qeveria deri në përzgjedhjen e bordit të përhershëm.

Ligji për Ndërmarrjet Publike kur flet për bordet e përkohshme, e obligon Qeverinë e Kosovës që gjatë emërimit të sigurohet që të bëjë përpjekje maksimale për të siguruar që këta drejtorë i plotësojnë disa kritere.

“Secili Bord i Përkohshëm i Drejtorëve do të përbëhet nga pesë (5) anëtarë dhe duhet të përfshijë KE-në ose menaxherin e lartë të NP-së. Gjatë emërimit të drejtorëve të tjerë të një Bordi të Përkohshëm të Drejtorëve, Qeveria do të bëjë përpjekje maksimale për të siguruar që këta drejtorë t’i plotësojnë kushtet e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 4 të nenit 17 të këtij ligji”, thuhet në nenin 43 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Në nenin 1 dhe 4 të këtij Ligji, nuk përmendet askund se duhet ketë konkurs publik për bord të përkohshëm.

Neni 43, ku përcaktohet kriteret se kush mund të jetë anëtar bordi, nuk përmenden askund se konkursi.

Ky nen i kërkon Qeverisë së Kosovës që të emëroj sa më shpejtë bordin e përkohshëm, i cili do të ketë mandat 6 mujor.

Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka shkarkuar disa borde të Ndërmarrjeve Publike për të vendosur aty borde të përkohshme.

Për të paktën 4 persona, KALLXO.com ka gjetur se janë njerëz të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me partinë e ministres Emilja Rexhepi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në të kaluarën kishte deklaruar se nën qeverisjen e tij nuk do të ketë anëtar bordi që do të emërohet me librezë partiake.

KALLXO.com ka publikuar një analizë ku shpërfaqen kontestimet ligjore të vendimit të Qeverisë për emërimin e personave që kanë qenë kandidatë për deputetë në 36 muajt e fundit.

Mentor Hyseni, është emëruar kryesues i Bordit të Përkohshëm të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Ai në zgjedhjet e fundit kishte marrë 5 mijë e 18 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë deputet.

Seat Bilbani, është emëruar anëtar bordi në KRU “Prishtina”. Bilbani kishte qenë kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e partisë së ministres në detyrë të Qeverisë, Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka. Ai kishte marrë vetëm 163 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë deputet.

Albin Kurti, para se të bëhej kryeministër, kishte premtuar se do t’i depolitizojë bordet e ndërmarrjeve publike.