array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Rruga "Lavdia e UÇK-së" e asfaltuar, Foto: Komuna e Vitisë

Në Viti e mbajnë fjalën për asfaltimin e rrugës në Tërpezë

Deklarata

Ibrahim Rama- Drejtorit i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Viti-

“Po është planifikuar me plan buxhetin e vitit 2019″

Ibrahim Rama

Vlerësimi

E vërtetë

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga komuna, përkatësisht Drejtori i Financave, rruga “Lavdia e UÇK-së”, u shtrua në vitin 2019.

Artikulli

Banorët e fshatit Tërpezë, përkatësisht rrugës “Lavdia e UÇK-së”, janë bërë me asfalt.

Kjo pasi Komuna e Vitisë e mbajti fjalën për shtrimin e rrugës për të cilën banorët ishin ankuar në vazhdimësi.

Ashtu siç kishin premtuar, Komuna e Vitisë ka njoftuar se dje, më 24 tetor, është asfaltuar rruga në skaje të së cilës janë të ndërtuara rreth 13 shtëpi.

“Në fshatin Tërpezë është asfaltuar rruga “Lavdia e UÇK-së”, në gjatësi prej 300 metrash, që lidh rrugën “Shtegu i UÇK-së” me rrugën “Kalaja”. Kjo rrugë është mirëpritur nga banorët, e cila do t’ iu mundësoi qarkullim më të lehtë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Në vitin 2018, Agim Emini, banor i fshatit Tërpezë ishte ankuar në KALLXO.com se rruga “Lavdia e UÇK-së” në të cilën ai jeton, nuk është asfaltuar përkundër kërkesës për një gjë të tillë.

“Me keqardhje e paraqes këtë rast por, na kanë nënçmuar shumë në këtë rrugë, vetëm një herë është investuar 2 kamionë zhavorr, kemi bërë kërkesë dhe peticion, rruga ka qenë në sistem (për t’u asfaltuar), kurse tash e kishin heqë prej sistemit”, kishte deklaruar Emini për KALLXO.com.

Rruga e pa asfaltuar “Lavdia e UÇK-së” në Tërpezë në vitin 2018, Foto: Kallxo.com

Në atë kohë Komuna e Vitisë kishte thënë për KALLXO.com se arsyeja kryesore pse nuk është bërë asfaltimi i rrugës është se nuk i është dhënë prioritet nga Këshilli i Fshatit.

Në përgjigjen e Komunës së Vitisë thuhej se asfaltimi i rrugës ishte në plan për vitin 2019.

“Kjo rrugë planifikohet të asfaltohet në vitin 2019 kur edhe do të hapen procedurat e prokurimit”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Vitisë.

Në shkurt të vitit 2019, KALLXO.com përsëri ka dërguar pyetje në Komunën e Vitisë për t’i pyetur nëse kjo rrugë do të asfaltohet siç ishte premtuar në muajin maj nga kjo Komunë.

Në përgjigjen e drejtorit të Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Vitisë, Ibrahim Rama thuhej se kjo rrugë është në plan për asfaltim në vitin 2019.

“Po është planifikuar me plan buxhetin e vitit 2019”, thuhet në përgjigjen e Ramës.

Rruga “Lavdia e UÇK-së” e asfaltuar, Foto: Komuna e Vitisë

Sipas tij, asfaltimi i rrugës “Lavdia e UÇK-së” në fshatin Tërpezë është përfshirë në projektin “Asfaltimi i rrugëve rurale”, i cili do t’i kushtojë Komunës 406 mijë euro.

“Besojmë diku nga muaji maj – qershor 2019”, ka thënë Rama në lidhje me kohën e realizimit të këtij projekti.

Kontrata për asfaltimin e rrugëve rurale e ndarë në dy lote është nënshkruar nga Komuna e Vitisë në muajin korrik të këtij viti me një kohëzgjatje prej dy vjetësh.

Loti 1 është nënshkruar për shumën 114,668.80 euro ndërsa Loti 2 për 152,294.50 euro. “Lavdia e UÇK-së” është njëra prej rrugëve që është përfshirë në Lotin 2 të kontratës për asfaltimin e rrugëve rurale.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.