array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Në rrjetet sociale qarkullojnë fotografi të rrejshme rreth protestave ndaj masave anti-COVID-19

Deklarata

Mbi 10 mijë austriakë kanë protestuar në Vjenë kundër izolimit pas rritjes së rasteve

Media

Vlerësimi

Rrenë

Mediat kanë përdorë fotografi të rrejshme rreth protestave në Vjenë. Është publikuar një fotografi të vitit 1991 gjatë një tubimi të njerëzve  në Moskë.

Artikulli

Nëpër disa shtete te Evropës kanë filluar disa protesta, që po kundërshtojnë masat e paralajmëruara anti-COVID-19 nga qeveritë.

Nëpër Evropë, varianti më i ri i COVID-19, ka ndikuar që rastet dhe vdekjet nga virusi të rriten, e si pasojë, qeveritë kanë paralajmëruar masa më të rrepta ditëve në vijim.

Masat më të ‘ashpra’ deri më tani duket se i ka ndërmarrë Austria, ku nga 22 nëntori ka filluar një izolim total.

Në Austri, 8.9 milionë banorë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç nëse duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme dhe të ushtrojnë. Ndërkaq, restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet jothelbësore do të jenë të mbyllur.

Kjo ka bërë që disa portale fiktive të përdorin fotografi të rrejshme rreth protestave.

Një e tillë është portali ‘Ngjarja.com’, të cilët në faqen e tyre në ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi të vitit 1991 gjatë një tubimi të njerëzve  në Moskë.

“Viena në protestë kundër izolimit #TAG të afërmit në Austri, pyetni a janë në mesin e turmës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në këtë fotografi.

Ndaj këtij postimi ka reaguar edhe ‘Facebook’ të cilët e kanë etiketuar si postim të pavërtetë.

Këtë fotografi e kanë shpërndarë edhe portale të tjera si ‘Radio Gjilani’ që ka shkruar ‘Kryeqyteti austriak në protesta masive kundër mbylljes izolimit’, ndërsa portali ‘Monitori’ ka shkruar ‘Mbi 10 mijë austriakë kanë protestuar në Vjenë kundër izolimit pas rritjes së rasteve’.

Ndërsa portali belg ‘Knack’ ka publikuar edhe disa faqe të tjera që e kanë shpërndarë këtë fotografi në rrjetet sociale, disa duke pretenduar që është në Francë, e disa të tjera në Austri.