array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Ilustrim | Arben Vitia

Ndryshimi i mendimit të Arben Vitisë për rikthim në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Deklarata

Arben Vitia (04.11.2021) “Në momentin që kam dhënë dorëheqje, nuk ka plan B më për t’u kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë”

Arben Vitia

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Më 4 nëntor 2021, Arben Vitia kishte deklaruar se nuk ndonjë plan për t’u rikthyer më në Ministrinë e Shëndetësisë. Por, më shumë se një vit më vonë, më 26 dhjetor 2022, Vitia u rikthye për herë të tretë si ministër i Shëndetësisë.

Artikulli

Më 4 nëntor 2021, Arben Vitia kishte deklaruar se pas dorëheqjes së tij nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, që erdhi për shkak të kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës, ai nuk ka plan të kthehet më në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se misioni i tij atje ka përfunduar.

Ai ishte pyetur se a do të rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë nëse humb garën për kryetar të Prishtinës.

“Në momentin që kam dhënë dorëheqje, nuk ka plan B më për t’u kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë. Ata që më njohin e besoj se më njohin edhe qytetarët, misioni im në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbaruar” – ishte përgjigjur Vitia në emisionin “Context” në ATV më 4 nëntor 2021.

Mirëpo, pas humbjes së garës për kryetar të kryeqytetit nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama, e pas më shumë se një vit nga deklarata e dhënë, ai ka vepruar ndryshe. Arben Vitia është rikthyer për herë të tretë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më 26 dhjetor 2022, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se e ka emëruar Arben Vitinë si ministër të Shëndetësisë pas gati tre muaj pa ministër. Ish-ministri Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje më 6 tetor 2022. Që nga ajo kohë u.d e ministres së Shëndetësisë ka qenë Dafina Gexha – Bunjaku.

Për herë të parë Arben Vitia ishte emëruar ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti I në vitin 2020. Më pas atij i ishte besuar pozita e të parit të Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti II.

Më parë, Vitia ka udhëhequr me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, nga viti 2013 deri në vitin 2018, derisa kryeqyteti drejtohej nga Shpend Ahmeti.